Politikë

VD/ Deputetët e PD bllokojnë Komisionin e Reformës Zgjedhore: Nuk hyn këtu as Gjiknuri e as Alibeaj

Pas mbledhjes së organizuar nga PD, u mor vendimi që të bojkotohet Komisioni i Reformës Zgjedhore.

D.XH
VD/ Deputetët e PD bllokojnë Komisionin e Reformës Zgjedhore: Nuk
Deputetet e PD hyjne ne Komisionin e Reformes Zgjedhore

TIRANË – Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi mblodhi sot grupin parlamentar të PD-së, pak para se të mbahej mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e organizuar, deputetët demokratë diskutuan edhe në lidhje me qëndrimin që do të marrin për Zgjedhoren.

Pas diskutimeve që patën, deputetët e PD-së vendosën që ta bojkotojnë Komisionin e Reformës Zgjedhore. Siç shihet në videon e siguruar nga ZËRI, deputetët e PD-së kanë hyrë në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe kanë penguar për pak kohë punën e këtij komisioni. Ata shprehën indinjatë, duke deklaruar se në “nuk hyn këtu as Alibeaj dhe as Gjiknuri”.

Në Komisionin e sotëm të Reformës Zgjedhore, i pranishëm ishte edhe bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj. Ai ka parashtruar propozimet e PD-së së Lulzim Bashës në lidhje me ndryshimet në Reformën Zgjedhore. Alibeaj deklaroi se PD e Bashës kërkon lista të hapura, sistem proporcional kombëtar, numërim dhe votim elektronik si dhe votën e diasporës.

Opozita që nga tetori i vitit 2023 ka shkaktuar kaos në parlament dhe nuk ka lejuar vijimin normal të seancave prlamentare. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB