Politikë

Kërkoi leje të shkonte në Kuvend, SPAK rrëzon Berishën: Nuk bazohet në ligj

SPAK nuk ka dhënë asnjë arsyetim se pse e ka rrëzuar kërkesën e Berishës, edhe pse në vendimin e GJKKO atij i ndalohet çdo formë komunikimi me zgjedhësit

E.K
Kërkoi leje të shkonte në Kuvend, SPAK rrëzon Berishën:
Sali Berisha

TIRANË- SPAK ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha që të marrë pjesë në seancat e sotme në Kuvend. Kanë qenë prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai ata që kanë marrë vendimin që pengon Berishën të ushtrojë të drejtat dhe detyrimet e tij si ligjvënës. Në arsyetimin e dhënë nga vetë SPAK thuhet se nuk ka asnjë dispozitë ligjore, që të parashikojë lirimin e deputetëve përkohësisht nga arresti i shtëpisë për të kryer detyrat legjislative.

“Ndodhur ne këto kushte, edhe e drejta për të ushtruar profesionin, apo qoftë edhe mandatin e fituar nga zgjedhjet për në Kuvend, duhet të konsiderohet si e pajtueshme me zbatimin e masës se sigurimit ‘arrest në shtëpi’, parashikuar nga neni 237 i K.Pr. Penale, ashtu sikurse është e papajtueshme edhe për çdo qytetar tjetër që i nënshtrohet kësaj mase, e drejta për të shkuar në punë. Në rastin e masave të tjera shtrënguese, siç është detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, konstatohet se e drejta për të ushtruar profesionin, është në përputhje me llojin e masës, pasi personi nuk detyrohet të qëndrojë në banesën e tij.

Lloji i masës shtrënguese, vendoset nga gjykata, duke mbajtur parasysh kushtet dhe kriteret që kërkohen për caktimin e tyre apo respektimi i detyrimeve te tjera qe lidhen me një mase sigurimi. Aplikimi i masës së sigurimit të arrestit në shtëpi, do të thotë se nevojat për sigurim dhe mbarëvajtje të procesit penal, nevojat për të cilat është vlerësuar të vendoset kjo mase, janë më të mëdha e me të domosdoshme, se sa ato të vërtetuara nga llojet e tjera të masave të sigurimit personal”, thuhet në shkresën e zbardhur të SPAK.

Ndodhur në këto kushte, nevojat që ka vlerësuar gjykata, mbi bazë të të cilave ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr. Penale, duhet të mbizotërojnë, në raport me tagrin e deputetit ndaj të cilit zhvillohen hetime, për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

“Edhe Gjykata e Lartë, në vendimin e saj nr. 17/5 datë 09.11.2015 është shprehur: ‘…Leje, e cila në vetvete për nga natyra e saj, sidomos për nga kohëzgjatja dhe vazhdueshmëria thuajse e pandërprerë sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit, dhe për nga moria e veprimtarive kuvendore do të zbehte pothuajse krejtësisht qëllimin dhe objektin e vendimit për caktimin e masës së sigurimit.

Në Kodin e Procedurës Penale nuk identifikohet ndonjë dispozite ligjore që të parashikojë mundësinë e dhënies së një leje të një natyre të tille, kurse dispozitat e parashikuara në ligjin për trajtimin e të paraburgosurve, natyra e lejeve që mund të kërkohen ka karakter rastësor dhe përjashtimor, pra nuk parashikohet as në ligjin nr.8328, datë 16.04.1998, ‘Për te drejtat dhe trajtimin e ët dënuarve me burgim’ ndonjë dispozite që të mbështesë pretendimin e personin nën hetim.

Në këto kushte, e drejta kushtetuese për të ushtruar funksionin e deputetit, nuk mund të konsiderohet si mbizotëruese në raport me përmbushjen e interesit kushtetues që ka të bëjë me plotësimin e nevojave për mbarëvajtjen e procedimit penal lidhur me ushtrimin e ndjekjes penale dhe zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor që synon përcaktimin e së vërtetës lidhur me akuzat e ngritura dhe çështjen e përgjegjësisë penale”, vijon SPAK.

Ndërkohë që pas daljes së këtij vendimi të zbardhur, avokatët e Berishës kanë paralajmëruar se do ta apelojnë vendimin e prokurorëve në Gjykatë.

Kërkoi leje të shkonte në Kuvend, SPAK rrëzon Berishën:Kërkoi leje të shkonte në Kuvend, SPAK rrëzon Berishën:Kërkoi leje të shkonte në Kuvend, SPAK rrëzon Berishën:Kërkoi leje të shkonte në Kuvend, SPAK rrëzon Berishën:

Argumentet që kishte paraqitur 4 ditë më parë mbrojtja e Berishës:

Me Vendimin nr. 112, datë 20.10.2023, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masat e sigurimit të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar respektivisht nga nenet 233 dhe 234 K.Pr.Penale ndaj deputetit z. Sali Berisha. Me Vendimin nr. 117, datë 26.10.2023, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur vijimin e masave së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, ndaj deputetit z. Sali Berisha. Me Vendimin nr. 56, datë 21.11.2023, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka miratuar vendimet nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar përsa i përket z. Sali Berisha. Me Vendimin nr. 520 datë 30.12.2023, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur zëvendësimin e masave të sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” me masën shtrënguese të sigurimit personal “arrest në shtëpi”.

Për ekzekutimin e vendimit të sipërcituar është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Ky vendim është ekzekutuar po në datën 30.12.2023. Për mbikëqyrjen dhe zbatimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” është caktuar Prokuria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në kushtet kur z. Sali Berisha është deputet i Kuvendit të Shqipërisë i zgjedhur nga sovrani, është e domosdoshme që të ushtrojë funksionet e tij si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Për këtë arsye duke qënë se ju jeni organ procedues, kërkojmë nga ana juaj miratimin dhe dhënien e lejes që z. Berisha në mënyrën dhe kohën që është aboslutisht e domosdoshme të shkojë, të marrë pjesë dhe të ushtrojë funksionet e tij në seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në përmbushje të të drejtave lirive politike të parashikuara nga Kushtetuta e vendit, por edhe të përmbushë detyrimet e veta kundrejt elektoratit që e ka zgjedhur.

Kërkojmë që të merret në konsideratë nga ana juaj kjo kërkesë jona legjitime dhe nëse e konsideroni të arsyeshme të përcaktoni edhe modalitet e lëvizjen së z. Berisha nga banesa në sallën e sancave plenare si dhe kohën e nevojshme për të realizuar këtë lëvizje vetëm për të marrë pjesë në sallën e sancave plenare ku zhvillon punimet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë "Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "Arrest shtëpie" me kërkesë të SPAK. Më herët për dosjen “Partizani” është arrestuar dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili më pas u lirua nga burgu nga Gjykata e Apelit të Posaçëm dhe u la në “Arrest shtëpie”./ZËRI

Poll

MOS HUMB