Politikë

Tensione në Komisionin e Integrimit, deputetët e opozitës bllokojnë punimet

Deputetët e opozitës kanë protestuar gjatë ditës së sotme, duke penguar punimet në Komisionin e Integrimit. PD vazhdon të bllokojë punimet normale të Komisioneve, me arsyetimin se janë shkelur të drejtat kushtetuese të opozitës.

D.XH
Tensione në Komisionin e Integrimit, deputetët e opozitës
Tensione ne Komisionin e Integrimit

TIRANË – Opozita duket e vendosur që të bllokojë punimet e parlamentit, së paku fizikisht.

Deputetët e Partisë Demokratike, që ishin në mbledhjen e Komisionit të Integrimit, shkaktuan tensione, me qëllim që mbledhja mos të vijojë.

Deputetët demokratë Saimir Korreshi, Oerd Bylykbashi dhe Lefter Gështenja kanë protestuar në Komision.


Të zgjedhurit demokratë, në një moment kanë goditur me grushte tavolinën, duke pamundësuar mbajtjen e mbledhjes. Pas kësaj, ata janë larguar nga salla.

Opozita vazhdon aksionin e saj, për të ndaluar punimet në Kuvend, duke thënë se iu janë shkelur të drejtat kushtetuese. Komisionet po mbahen online./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB