
TIRANE- Opozita shkakton një tjetër incident fizik në Kuvend, kësaj here brenda vetes. Në mbledhjen e Komisionit për çështjet Evropiane, deputetët e grupit Berisha kanë tentuar të hyjnë por nuk janë lejuar.
Në korridoret e Kuvendit, Dash Sula përplasi me dosje deputetin e grupit Basha, Kreshnik Çollaku.
Përplasja u shua nga punonjësit e Gardës, ndërsa sherri vazhdoi verbal dhe me fjalor të papërshtatshëm.
Çollaku paralajmëroi Sulën me padi penale."Langaraq, servil, legen",- dëgjua teksa thoshte Çollaku.
Debati:
Çollaku: Të foli njeri?
Dash Sula: O udhëheqës i madh
Çollaku: Mos më bëj si trim mua se e di unë çfarë je
Çollaku: Servil, legen
Dash Sula: Ti je mashtrues, kështu ke qenë gjithë jetën tëndë
Çollaku: Je servil, bën si opozitar. /Zëri.ai