
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur shkurtimisht për mediat, pas protestës së shoqërisë civile mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku bëhej thirrje për ti dhënë fund rasteve të dhunës në kopshte dhe çerdhe. Balla ka qenë në zyrën e tij, në momentin kur qytetarët kanë protestuar përpara ministrisë së brendshme. Në reagimin e tij për mediat, Balla u shpreh se tani është koha që drejtësia të bëjë punën e saj, dhe se me qytetarët do të ishte bashkuar dhe vetë ai për të protestuar.
“Me qytetarët mund të kisha protestuar dhe unë, mendoj se reagimi i policisë së shtetit ka qenë i duhuri. Biem të gjithë dakord që nga ky moment duhet të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e vetë. Veprimet e drejtësisë unë nuk i komentoj asnjëherë. Janë bërë të gjitha verifikimet, dhe ndaj ne kemi nisur hetimet për ata punonjës të policisë së shtetit”, u shpreh Balla.
Qytetarët protestuan dje fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit, dhe më pas u zhvendosën përpara ministrisë së Mbrojtjes, ku dhanë edhe mesazhet e tyre kundër dhunës. Edukatorja që i theu këmbën 3-vjeçares, Majlinda Dehima, vetëm dje u vu në pranga nga policia, pasi kishin kaluar 8 ditë nga ngjarja e rëndë. Familjarët u përballën me indiferencën e institucioneve, deri në publikimin e rastit në media. /Zëri.ai