
TIRANË – Opozita edhe këtë të premte ka bllokuar punën në disa Komisione.
Në këto kushte, Komisioni i Ekonomisë është mbajtur online. Anëtari i Komisionit, Erion Braçe komentoi edhe përplasjen verbale të sotme mes deputetit Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku.
Braçe theksoi se opozita tashmë ka nisur “të hahet” mes vetes, por se maxhoranca e ka për detyrë që të vazhdojë punën, që ia kanë ngarkuar qytetarët.
Erion Braçe: Jemi detyruar të bëjmë mbledhjen online. Është rrahur deputeti dhe ishte deputeti i tyre. Tani po hahen me njëri-tjetrin. Ne kemi përgjegjësi dhe përgjegjësia jonë është që të miratojmë aktet, që janë në funksion të qytetarëve dhe shtetit.
Eduard Shalsi: Na kanë zgjedhur që ta qeverisim këtë vend. Asnjë lloj sjellje e opozitës nuk mund të bëjë që ne të ndalemi në punën tonë. E kemi vuajtur sjelljen harbute të tyre vite më parë dhe ka qenë leksion i madh për ne sesi duhet të sillemi.
Ne jeemi në diskutime si çdo vit me grupet e interesit, ka takime formale dhe informale, ne duhet të vijojmë, të diskutojmë. Nuk është shqetësimi ynë se çfarë bën opozita, por prokupimi ynë t’i përgjigjemi nevojave atyre që na kanë zgjedhur. Atyre iu intereson të mbrojnë fatin e një njeriu dhe një familjeje, që kërkon të marrë peng parlamentin e Shqipërinë.
Disa komisione, si Ekonomia dhe i Integrimit janë penguar të vazhdojnë mbledhjen fizike dhe po mbahen online. /Zëri.ai/