Politikë

'Të taksohen edhe lojtarët'/ Braçe merr shembullin konkret: Një 'shumë i famshëm' luan gjithë ditën 'kuqe-zezë'

Duke marrë shembullin e tij, socialisti kërkon taksimin e lojtarëve.

k.m.

'Të taksohen edhe lojtarët'/ Braçe merr shembullin
Erion Braçe

TIRANË- Hapja e basteve online shkaktoi sërish debate në Komisionin e Ekonomisë, sidomos nga ana e deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe. Braçe kërkoi edhe një herë tatim më të madh për organizatorët e lojërave të fatit, por jo vetëm. Sipas tij, duhet që të tatohen edhe lojtarët që fitojnë. Madje si shembull ka marrë edhe një person, që nga përshkrimi që i bën duket si personazh që drejton një emision, i cili sipas Braçes është i apasionuar nga lojërat e fatit. Duke marrë shembullin e tij, socialisti kërkon taksimin e lojtarëve.

"Është njëri, i famshëm shumë që rri gjithë ditën atje, që rri gjithë ditën atje pam-pam-pam, e kuqe, e zezë, që rri gjthë ditën atje. Të rrish gjithë ditën e kuqe e zezë, e në darkë të bësh analistin në televizione, dhe të mos paguajë asnjëlloj tatimi për asnjë nuk fiton? Ndërkohë që ai që është brenda asaj studios ku ky jep mend dhe bën analiza të mëdha për qeverisjen, por brenda asaj studios ka njerëz do paguajnë tatimin, nuk shkon. O do jemi të drejtë me të gjithë, ose pastaj nuk ka më asnjë lloj kuptimi,"-tha Braçe.

VIDEOJA NGA MOMENTI: 

Poll

MOS HUMB