Politikë

Bardhi i përgjigjet Ramës: Nuk kam bërë kallëzim (DOKUMENTI)

Kreu i grupit parlamentar ka publikuar për herë të parë përgjigjen e Altin Dumanit që konfirmon që çështja e Xibrakës është rihapur për shkak të kallëzimit të Gazment Bardhit

f.t
Bardhi i përgjigjet Ramës: Nuk kam bërë kallëzim
Gazment Bardhi dhe Edi Rama

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, azment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha se demokrati nuk ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës për përfshirjen në laboratorin e kokainës në Xibrakë. Sipas Ramës, vëllai i tij as nuk ka mundur të bëjë kallëzim për kallëzim të rremë, pasi Bardhi nuk kishte bërë kallëzimin në SPAK. 

"Fatmirësisht SPAK-u megjithatë e ka rihapur dosjen e tundur nga çingija si dajre mbi prehërin e tutorit dhe le të presim deri në fund nëse do të gjejë provat e pretenduara nga çingija do të duhet t’i gjejë vendin gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër, për të argumentuar kallzimin e paqenë!,"- shkruan Rama në reagimin e tij.

Por, Bardhi thotë se kallëzimi është bërë siç e kërkon ligji, dhe që tashmë ka arritur qëllimin e tij, rihapjen e dosjes. Demokrati gjithashtu ka publikuar për herë të parë përgjigjen e kreut të SPAK, Altin Dumanit që konfirmon që çështja e Xibrakës është rihapur. 

"Vëllai i Olsit vazhdon me gënjshtrat ditore, duke përhumbur në nocione juridike që as i kupton dhe as nuk mund ti kuptojë. Po morë budalla po kallëzim kam bërë! Lexo përgjigjen e drejtuesit të prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani! Unë nuk do bëjë kallëzimin në formën që don ti dhe yt vëlla, me qëllim rivarrosjen e çështjes që ekziston nga Prokuroria e Hanoverit. Unë kam bërë kallëzim siç e kërkon ligji në këtë fazë ku ndodhet çështja penale, dhe që ka risjell ekzaktësisht atë që unë kam kërkuar: “Rihapjen e dosjes penale 335/1-2016 që prokurori yt personal e kishte varrosur në 2018”. Tani mban nr. 88-2024, që do të shenjojë gjatë gjithë jetës dhe duhet ta mbash mend mirë! Deri atëherë, ndrysho strategji, të fala Olsit dhe kujdes narkoautomjetit me targa AA 653 DM!,"- shkruan Bardhi.

Bardhi i përgjigjet Ramës: Nuk kam bërë kallëzim
DOKUMENTI

SPAK vendosi që të rihapë hetimet për dosjen Xibraka, pas denoncimit të Bardhit, se një person i paidentifikuar, i moshës 45 vjec, rezulton të ketë përdorur automjetin me targa AA 653 DM. Sipas të dhënave TIMS, Olsi Rama është përdorues i këtij automjeti, sëbashku me tre drejtuesit e tjerë të organizatës kriminale. Bardhi iu referua dokumenteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe të dhënave të sistemit TIMS për të provuar sipas tij faktin se Olsi Rama ka përdorur gjatë vitit 2014 të njëjtën makinë me të dënuarit e tjerë të dosjes “Xibraka”, ku policia zbuloi atë kohë një laborator të përpunimit të kokainës në fshatin me të njëjtin emër.

Dokumentet e TIMS të vëna në dispozicion nga Bardhi tregojnë se Olsi Rama ka hyrë në territorin e Shqipërisë tre herë me këtë makinë më 8 qershor 2014, 13 korrik 2014 dhe 8 gusht 2014; respektivisht nga pikat kufitare të Kapshticës, Qafë Thanës dhe Qafë Botës. E njëjta makinë është përdorur disa herë nga Gentian Gjonaj nga prilli deri në nëntor të vitit 2014 dhe nga Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, në nëntor 2014. Sipas Bardhit, prokuroria dhe gjykata shqiptare kanë pranuar se personat e dënuar nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, por një hetim për personat e paidentifikuar nuk është mbyllur ende përfundimisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB