Politikë

A është më Monika Kryemadhi anëtare e PL pas divorcit? Meta shuan kureshtjen

Meta tha se raportet personale nuk i ngatërron me ato politike.

f.t
A është më Monika Kryemadhi anëtare e PL pas divorcit? Meta
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasditen e sotme ka mbajtur një konferencë për mediet. Divorci me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi vijon të jetë ende në qendër të debatit publik. I pyetur nëse Kryemadhi vijon të jetë pjesë e kryesisë së PL-së pas vendimit për divorc, Meta tha se raportet personale nuk i ngatërron me ato politike. Kreu i PL-së shtoi se cilido që pranon programin e PL, respekton statutin e saj dhe punon për 5 prioritetet është i ftuar në parti.

“Ne jemi një parti evropiane dhe raportet personale nuk identifikohen me ato politike. Cilido që pranon programin e PL dhe respekton statutin e saj, që punon për 5 prioritet e saj është në PL dhe është i ftuar jo vetëm të jetë në PL, por t’i bashkohet asaj si një shpresë e madhe për të përmbysur këtë model ekonomik që pasuron vetëm një klientelë pranë Edi Ramës,” -tha Meta.

Pyetje: Si e ndihmon fuqizimin e PL. fjalia juaj, apo theksimi juaj, se teksa po ju hetohet pasuria bashkëshortore, ju theksoni fort se për paratë nuk keni asnjë përgjegjësi, dhe zonja Kryemadhi në mirëbesim ka menaxhuar paratë, apo gjithçka tjetër në familjen tuaj. Si e ndihmon kauzën tuaj, forcimin tuaj, kjo deklaratë e juaja? Faleminderit.

Përgjigje: Ka një lloj kakofonie në pyetjen tuaj. Duket se qëndrimet e mia kanë qenë dhe janë të qarta. Unë mbaj përgjegjësi për çdo veprim që unë kam kryer, por nuk mbaj asnjë përgjegjësi, për çdo veprim që kushdo ka kryer, apo do të kryej në të ardhmen.

Meta bëri të ditur vendimin për divorcin me Kryemadhin rreth 1 javë më parë duke thënë se ka nisur procedurat ligjore. Kreu i PL ka treguar arsyet e ndarjes, ku thekson se një prej tyre ishte deklarata e Kryemadhit në SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB