Politikë

SPAK ka rrugën hapur për të arrestuar Berishën, Bardhi kërkon mbledhjen e grupit parlamentar të PD

Takimi do të mbahet nesër në orën 13:00 në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit.

k.m.
SPAK ka rrugën hapur për të arrestuar Berishën, Bardhi
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi do të mbledhë nesër deputetët. Lajmin ua ka dhënë sot, fill pasi Këshilli i Mandateve miraton kërkesën e SPAK për arrestimin e kryedemokratit Sali Berisha. Takimi do të mbahet nesër në orën 13:00 në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Por nuk ka bërë me dije detaje lidhur me axhendën e takimit, që me shumë gjasa do të dominohet nga çështja "Berisha".

“Të nderuar kolegë, Si zakonisht, nesër, e martë, ora 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Ju falenderoj!,”- thuhet në mesazhin e Bardhit.

Prej katër orësh këtë të hënë prokurorët e Posaçëm Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai kërkuan nga Kuvendi dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Ky i fundit akuzohet për "Korrupsion pasiv" në dosjen e kompleksit "Partizani". Më herët është arrestuar dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili më vonë la burgun dhe ndodhet nën masën e sigurisë "Arrest shtëpie"./ZËRI

Poll

MOS HUMB