
TIRANË- Avokatët e Sali Berishës, Genc GjokutaJ dhe Sokol Mëngjesi kanë lënë Kuvendin e Shqipërisë pas një seance që zgjati për katër orë ku Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkoi arrestimin e Sali Berishës në Këshillin e Imunitetit dhe Mandateteve. Për mediat, jashtë Kuvendit Gjokutaj tha se kjo seancë shërbeu sipas tij për të provuar shkeljet e SPAK.
Genc Gjokutaj: Fati kësaj radhe është që transmetimi qe Live. Ju e ndoqët të gjithë seancën, patë edhe qëndrimin e anëtarëve të Komisionit, veçanërisht zotin Çuçi. Kjo seancë na shërbeu për të denoncuar veprimet e SPAK, që janë të atij lloji që do të ndikojnë në një vendimarrje. Rasti është që duhet të hiqen dhe ato masa që janë marrë në mënyrë të kundraligjshme dhe jo të rëndohet pozita jashtë çdo procedure, ligji, për më tepër çështja është në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të marrë një vemdim.
Prej katër orësh këtë të hënë prokurorët e Posaçëm Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai kërkuan nga Kuvendi dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Ky i fundit akuzohet për "Korrupsion pasiv" në dosjen e kompleksit "Partizani". Më herët është arrestuar dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili më vonë la burgun dhe ndodhet nën masën e sigurisë "Arrest shtëpie"./ZËRI