
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka ka kërkuar që sot dosja e saj të mos i dërgohet Gjykatës Kushtetuese. Në fjalën e saj në Kuvend, Xhaçka tha se familja e saj dhe bashkëshorti, Artan Gaçi nuk kanë përfituar asgjë, duke thënë se akuzat janë shpifje të frymëzuara nga opozita, mediat dhe portalet. Sipas saj, bashkëshorti i saj ka marrë një status si 1500 të tjerë në vijën bregdetare dhe nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk ka asnjë konflikt interesi. Kjo pasi sipas saj, Gaçi ishte biznesmen para se të bëhej deputet dhe pasi u largua nga politika për shkak se ishin të dy pjesë e një familjeje politike, për t'ju dedikuar sërish biznesit. Nga foltorja e Kuvendit Xhaçka sqaroi se bashkëshorti i saj nuk ka përfituar statusin e investitorit strategjik, por pretendon se i shoqi është "investitor strategjik i asistuar".
"Asnjë cm truall shtetëror, asnjë lehtësi proceduriale, 0. Kjo është e vërteta e dini çfarë është përfitimi nga statusi i investitorit strategjik të asistuar, sepse nuk është i barabartë me atë që thoni ju? Pra përfitimi që në çdo rast ligjërisht nuk i atribuohet fare drejtpërdrejt personit, bashkëshortit tim për një investim në hoteleri që kurrë mos u bëftë pas gjithë kësaj balte të pamerituar që solli në jetën tonë, por kompanisë që në të ardhmen që do menaxhojë aktivitetin, vetëm e drejta për t'u trajtuar me prioritetet për lidhjen prej 1500 kontrateve për sipërfaqen e plazhit para hotelit. Pra a lejohet që të kur të lidhet kontrata, të vërë apo jo shezlongët në plazh? Ky është diskutimi sot, jam e bindur që gjysma e sallës me këtë gjë është në papajtueshmëri të mandatit. E theksoj për të drejtën e plazhit për klientët e hotelit, jo të përfitimit nga plazhi pa pasur hotel fare siç edhe ndodh ligjërisht dhe jo tani, por kur të realizohet investimi që nuk është realizuar, kur të lidhet kontrata me të njëjtat kushte që nuk është lidhur njësoj siç i takon nga ligji i turistit. Pra e gjithë kjo zallamahi, nëse duhet apo jo të vëjë shezlongët në plazh,"-pretendoi Xhaçka.
DEBATI NË SALLË:
Olta Xhaçka: Nuk mund të ndjej veçse turp dhe neveri që në gojën e një zonjë të përdoret si prokurorë në këtë sallë, por edhe atyre snajperistëve mediatike që për gjoba shumë të majme i kanë shkuar, tejshkruar dhe tejthënë të gjitha këto çudira këto që ke thënë ti. Drejtojuni drejtësisë për të parë se kush ka të drejtë. Tani, tani...tani...Ti kthehemi pak çështjes se me këto do të merrem në një moment të dytë. U bë një kohë shumë e gjatë...
*ndërhyn Bardhi
Xhaçka: Përmbaje Gazin të lutem! U bë një kohë e gjatë...që emri im lidhet me paligjshmëri dhe abuzim me mandatin. Bardhi je një gënjeshtar i rëndomtë. Prej kohësh zhvillohen gjyqe prokurorësh dhe gjykatës pa licensë drejtësie këtu, në ekranë dhe portale. Por me licensë lirie për t'u shfrenuar për të akuzuar, dënuar dhe qëlluar me gjithë fuqinë e urrejtjes dhe mllefit dhe thjeshtë bindjes që ku ka një zë, patjetër që ka një gjë. Që ku ka ministër ka edhe një aferë për t'i marrë fytyrën tjetrit, për t'i nëpërkëmbur dinjitetin dhe për t'i shkatërruar reputacionin publik. Nuk jam përgjigjur me thënë të drejtën jam menduar që të rri në këtë detyrë apo të iki. Të vazhdoj të merrem me politikë apo të dorëzoj mandatin dhe të shpëtoj nga ky lincim? Faktet janë orekse politike, provat janë interesa mediatike, gjykimet mbi të vërtetën e një individi me përgjegjësi, janë paragjykime mbi ngjyrën politike. Jam menduar se ky kam gabuar për të mbajtur në kurriz të gjithë këtë furi balte. Një gjë di ta them se as kam ushtruar influencën time për të përfituar asgjë nga ato që janë bërë fakte të kryera si përfitime dhe as nuk kam përfituar asgjë prej tyre se janë shpifje të pavërteta. Dhe sot si për t'i vënë kapakun një talljeje në publik ku emri im është gjuajtur pasuar, tribluar dhe diskutohet këtu si leckë, diskutohen nga leckat e topit të opozitës, sikur po votohet për të më mbajtur nëpër këmbë apo për të më lëshuar. Në fakt sot Kuvendi nuk ka çfarë voton fare për mua personalisht se çështjen time GJK e ka pasur, e ka shqyrtuar dhe me vendim e ka pushuar.
Sot duhet votuar diçka tjetër. Që në fakt është shkalla e sovranitetit dhe liria e votës së çdo deputeti. Gjithsesi meqë tek ky absurd i kthyer në një debat, dhe ky debat i kthyer në një pikë të rendit të ditës, u arrit që për shkak të akuzave të ngritura ndaj meje dhe meqë vendimi i sotëm lidhet me mandatin tim. Megjithatë GJK është shprehur njëherë, unë nuk do të komentoj më tej për këtë, kolegët le të diskutojnë dhe të vendosin të lirë me vullnetin dhe me votën e tyre. Por nuk mund të heshtë për fajësinë që më është dhënë nga Gjykata e shkallës 0, në parlament, në tribunat e opozitave të shqepura në qysqi, në ekranet e akuzave të qepura me porosi dhe portalet e gjobave të vëna. Nuk kam shpresë së të lartpërmendurit do të ndryshojnë vendim, por më detyron që të mos heshtë nevoja që të dëgjohet edhe zëri im. Në radhë të parë për ata që më kanë votuar për të pasur privilegjin e kësaj foltoreje, por edhe ata që kanë interesin që të dëgjojnë sesi është tallur emri im nga akuzatorët dhe përbaltësit e mi. Askush nuk do të gjejë asnjë rast të vetëm, një fjali apo fjalë të dalë nga goja apo dora ime, jo kundër organeve të drejtësisë, por as me pikëpyetje. Që në janar të vitit 2023, çështja ime u gjykua nga GJK u gjykua në themel për më shumë se 8 orë duke administruar fakte dhe prova kontrete, jo gjyqe politike dhe mediatike të atyre që inkuizatorëve të mesjetës kanë gojën me jargë nga preja e radhës ndezin sharlatanët politikë dhe mediatikë. Pasi shyqrtoi më shumë se 500 faqe prove materiale nga praktika gjyqësore dhe GJNDNJ vendoi që ta pushojë me vendim këtë çështje absurde. Së dyti, e gjithë kjo zallamahi që jam bërë unë mishi për top dhe ky flitet sikur është bërë ndonjë krim i padëgjuar në fakt ka shkak vetëm njërën prej 1500 lejet e plazhit që janë dhënë për përdorimin e plazhit nga subjektet turistike nga Velipoja në Ksamil.
Flitet për toka të falura, për investimeve të bëra falë favoreve qeveritare, statuse personale, kur në fakt e gjitha, nga fillimi në fund, pa asnjë bisht apo zgjatim tjetër është një leje për përdorim plazhi nga një sipërmarrje private pjesë e të cilës është bashkëshorti im. Bashkëshorti im është sipërmarrës para se të ishte deputet, dhe u rikthye në jetën dhe punën e tij private pasi u largua nga detyra si deputet si rezultat i faktit të thjeshtë se u njohëm dhe u lihëm familjarisht në rrugën e angazhimit politik. As unë, as ne, as bashkëshorti im, as nga shteti nuk është dhënë aspak asnjë status ekskluziv por tërësisht ligjor si dhjetra sipërmarrje të tjera. Sipërmarrje që është pjesë me një investim 100% privat dhe transpartent.
Nuk është shkelur asnjë ligj dhe këtë nuk e them vetëm unë dhe nuk është bërë asnjë favorizim i veçantë. Nuk jam dhe nuk kam qenë në konflikt interesi dhe këtë nuk e them vetëm unë por logjika elementare e gjërave. E ka thënë GJK, e ka thënë dhe ILDKPI. Ky nuk është rasti i parë kur ngrihet një dallgë balte dhe prandaj nuk është e vështirë edhe të gjendet dhe të hapet vendimi i GJK për këtë temë kur nuk ka asnjë rresht ndalesë për familjarët e deputetëve të merren me biznes, njësoj si çdokush tjetër. Çdokush është i lirë të sprovohet. Në këtë rast bashkëshorti im që merret me biznes që nga viti 1991, pas 33 vjetësh mendoi që të investonte në jug të vendit, të financuar nga investor privat dhe kredi bankare, jo në tokë të falur nga kryeministri siç bërtasin këta shpifës famëkeq, këtu në këtë sallë apo në ekrane, por në truall privat të blerë në mirëbesim nga ish-pronarë privat siç ndodh në mijëra zona që nuk i kanë të regjistruara tokat për arsye që dihen.
Procesi i SPAK ka shkuar në Gjykatë dhe është dhënë edhe sesi është dhënë kjo pronë 30 vjet më parë dhe sesi është regjistruar. Edhe në këtë rast emri im është futur si derri në thes, jo nga hetuesit dhe prokurorët të cilët janë në lirinë dhe në të drejtën për të bërë detyrën e tyre për të bërë punën deri në fund, por nga lincuesit dhe inkuizatorët që lirinë për të folur e përdorin për të shkelur me këmbë e duar mbi të tjerët duke gënjyer, akuzuar dhë dënuar këdo që munden. Unë dhe familja ime nuk kemi përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike. 0. Asnjë cm truall shtetëror, asnjë lehtësi proceduriale, 0. Kjo është e vërteta e dini çfarë është përfitimi nga statusi i investitorit strategjik të asistuar, sepse nuk është i barabartë me atë që thoni ju? Pra përfitimi që në çdo rast ligjërisht nuk i atribuohet fare drejtpërdrejt personit, bashkëshortit tim për një investim në hoteleri që kurrë mos u bëftë pas gjithë kësaj balte të pamerituar që solli në jetën tonë, por kompanisë që në të ardhmen që do menaxhojë aktivitetin, vetëm e drejta për t'u trajtuar me prioritetet për lidhjen prej 1500 kontrateve për sipërfaqen e plazhit para hotelit. Pra a lejohet që të kur të lidhet kontrata, të vërë apo jo shezlongët në plazh? Ky është diskutimi sot, jam e bindur që gjysma e sallës me këtë gjë është në papajtueshmëri të mandatit. E theksoj për të drejtën e plazhit për klientët e hotelit, jo të përfitimit nga plazhi pa pasur hotel fare siç edhe ndodh ligjërisht dhe jo tani, por kur të realizohet investimi që nuk është realizuar, kur të lidhet kontrata me të njëjtat kushte që nuk është lidhur njësoj siç i takon nga ligji i turistit. Pra e gjithë kjo zallamahi, nëse duhet apo jo të vëjë shezlongët në plazh. Besoj se kaq gjë e dini. Deti dhe plazhet janë pasuri kombëtare dhe shtetëorë të papërfitueshme nga askush. Tu thuash njerëzve që Olta iu mori plazhin është të tallesh me ta. E marr me mend që duhet të ketë plotë nga ata që po më dëgjojnë dhe pas gjithë hatasë, e kanë të vështirë në mos të pamundur që ta besojnë që kaq është kjo histori është një fortunë në gotën e rakisë të njerëzve të dehur nga pushteti që pasi vranë njerëz dhe shkatërruan prona, përfituan dhe sot janë në fazën e tërbimit nga dalja e rakisë. Kaq është kjo histori, fatkeqësisht dhe fatmirësisht.
Bardhi: Akuzat ia ka ngritur SPAK dhe jo opozita. Nuk ka asnjë pretendim jashtë atyre që ka thënë opozita. Në pronën që Edi Rama i ka dhënë bashkëshortit janë 11 mijë metra pronë që është grabitur me letra të falsifikuara. Do dal tek procedura. Së dyti, nëse zonja pretendon që gjithçka që ka thënë opozita nuk qëndron, pse fshihet dhe nuk shkon në GJK? Kaq po kërkojmë ne që çështja. Pse fshihet? Fshihen kriminelët dhe hajdutët.
Nikolla: Kjo nuk është procedurë, unë të heq të drejtën e fjalës.
Xhaçka: Nuk besoj se jemi mbledhur për të gjykuar shpifjet. Kryeministri nuk shpërndan prona, e dyta cilido e njeh sado pak e di që AMTP-të, vendosen mbi një hartë nuk është e regjistruar si shtetërore. Patjetër që i di këto gjëra. Mos abuzo, mos gënje dhe mos shpif. Jam e bindur që këto gjëra i di më mirë se unë, por ke ardhur me interesat e ditës për të bërë inkuizitorin e madh.
Nikolla: Nuk ka replikë mbi repulikë. E dini ju. Nuk ka replikë mbi replikë, jo, nuk ka! Jo nuk ka replikë mbi replikë.
Bardhi: Më jep fjalën për replikë edhe një herë tjetër. Më jep fjalën! Nga halli i madh nuk e dini as çfarë bëni dhe as çfarë flisni, ne kemi bërë mocion në Kushtetutë dhe në ligj. Kam shkuar në GJK dhe na ka thënë që Olta Xhaçkën duhet ta dorëzoni para GKykatës. Pse fshiheni pas votës së Edi Ramës? Ju keni një platformë të mbroni të drejtën tuaj dhe ta vendosë GJK. Pse fshiheni ju? Ju që keni dashur kaq shumë reformën, pse fshiheni? E ka thënë GJK e zeza mbi të bardhë, mandatin e gjykojmë vetëm ne. E shikon si gënjen ti? Gënjen nga frika se nuk do që të të gjykojë GJK se e di që e ke të paligjshëm. Ditën që ky Kuvend gris vendimet, të jeni të sigurtë që nuk është me Kuvendi, por katundi personal i Edi Ramës, Olsi Ramës, Artan Gaçit dhe Olta Xhaçkës.
Dash Sula: Për procedurë?
Nikolla: Hë mo lëri këto? Si aktor filmash
Korreshi: Është edhe i bukur!/ZËRI