Politikë

“Pse fshihesh?”/ Bardhi përplaset me Xhaçkën: Zakonisht e bëjnë kriminelët

Bardhi tha se Xhaçka po i fshihet drejtësisë, njësoj siç bëjnë kriminelët

E.K
“Pse fshihesh?”/ Bardhi përplaset me Xhaçkën:
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka replikuar me ish-ministren e jashtme Olta Xhaçka, për të cilën sot Kuvendi do të marrë vendimin, për të dërguar mandatin e saj në Gjykatën Kushtetuese.

Xhaçka i konsideroi shpifje të gjitha akuzat e ngritura ndaj saj, ndërsa Gazment Bardhi e akuzoi se nuk po përballet me drejtësinë, duke u lidhur pas ‘pantallonave të Edi Ramës’.

Bardhi: Në fakt po ti përmbaheshim procedurës, që kishte ardhur këtu të bëntë avokatinë, nuk do i kishe lënë 3 minuta më shumë. Në pronën që i është dhënë bashkëshortit të zonjës këtu, janë 11 mijë metra katrorë që janë privatizuar në mënyrë të paligjshme. Së dyti zonja kryetare, nëse zonja thotë që ato që ne kemi thënë janë shpifje, pse është lidhur pas pantallonave të Edi Ramës, dhe nuk shkon të përballet me drejtësinë? Kaq po kërkojmë ne që zonja të shkojë dhe të përballet në Gjykatën Kushtetuese, nga drejtësia zakonisht fshihen kriminelët.

Nikolla i ndërpret fjalën…

Xhaçka: Nuk besoj se jemi mbledhur këtu për të diskutuar shpifjet që hidhen në adresën time, e dyta cilido që e njeh ligjin sadopak, e dinë që kthimi i pronave bëhet përmes një harte. Nëse shteti do të shpronësonte si në vitin 1946, nuk do të ishim këtu ku jemi sot. Mos abuzo, mos shpif, se nuk është në dinjitetin tënd, se je dhe jurist. Nuk të shkon nuk është në dinjitetin tënd.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB