
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00. Seanca plenare vjen pas javës së gjelbër, ku tashmë ligjvënësit do të mblidhen për të diskutuar mbi problematikat që kanë evidentuar në terren nga takimet me qytetarët.
Prej javësh nuk po zhvillohen seanca normale plenare për shkak të kaosit që shkakton Rithemelimi. Këta të fundit pritet që edhe në këtë senacë plenare të sabotojnë sërish. Opozita ka paralajmëruar kaos deri në ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara. Ndërsa PS kërkon të ndryshojë ligjin për komisionet hetimore.
Seanca e fundit plenare u zhvillua në 20 Nëntor. PS miratoi projektligjin më të rëndësishëm atë të pr/buxhetit 2024 mes tymueseve dhe karrigeve të mbledhura në Foltoren e Kuvendit. Kujtojmë se seanca zgjati më pak se 5 minuta për shkak të skenarit të kaosit që deputetët e opozitës ishin të vendosur për të mos lejuar zhvillimin normal./Zëri.ai/