Politikë

Asnjë surprizë! 938 vota pro, Berisha rikonfirmohet në krye të PD

Nuk ka asnjë surprizë, nga 1000 votues, 938 kanë votuar pro Berishës duke e rikonfirmuar në krye të PD-së, kurse 55 kanë qenë kundër.

k.m.
Asnjë surprizë! 938 vota pro, Berisha rikonfirmohet në krye
Sali Berisha

TIRANË- Përfundon procesi i numërimit të votave të Kuvendit të Partisë Demokratike. Nuk ka asnjë surprizë, nga 1000 votues, 938 kanë votuar pro Berishës duke e rikonfirmuar në krye të PD-së, kurse 55 kanë qenë kundër. Në Kuvendin e sotëm gjithashtu u votua edhe një ndryshim në nenin 63 të statutit, ku në raste të veçanta, me propozim të Kryesisë së Partisë ose të një të katërtës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ky i fundit mund të miratojë ndryshime statutore, të cilat hyjnë menjëherë në fuqi dhe janë ekzekutive.

NJOFTIM PER SHTYP

Kuvendi Kombëtar, Ivi Kaso: Me 938 vota pro, Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike

Procesi u mbyll ashtu siç edhe patët mundësi ta ndiqnit në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë. Në përfundim të procesit të numërimit është hartuar procesverbali përfundimtar dhe përmbledhës i këtij procesi, i cili përmban këto shifra. Numri i votuesve sipas listës së zgjedhësve, votuesve që u identifikuan që ishin në sallë, ishte 1203. Rezulton se numri i votuesve që kanë votuar është 1000, sa është edhe numri i fletëve të votimit që u gjetën në 6 kutitë e votimit. Numri i votave të vlefshme është 993, 7 vota të pavlefshme. Ndarja e votave është si më poshtë, kanë votuar pro 938 delegatë, kanë votuar kundër 55 delegatë. Në bazë të nenit 46 pika 9 e Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, rezulton se Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të partisë. Faleminderit./ZËRI

Poll

MOS HUMB