Politikë

Berisha sot në orën 10:00 duhet të paraqitet në SPAK

Edhe sot Berisha pritet që të mos jetë i pranishëm në seancë

E.K
Berisha sot në orën 10:00 duhet të paraqitet në SPAK
Sali Berisha duhet te paraqitet ne SPAK

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha do të duhet të paraqitet ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’, dhënë ndaj tij nga GJKKO më 20 tetor për aferën ‘Partizani’. E njëjta masë sigurie u konfirmua për Berishën dhe nga Gjykata e Apelit, e cila dha një masë më të butë sigurie për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Në orën 10:00, ish-kryeministri duhet të paraqitet para oficeres së policisë gjyqësore të SPAK, Adelajda Metaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Mirëpo në të njëjtën orë Berisha me gjasë do të jetë në sallën e Kuvendit, ku sot ka seancë plenare, e ku opozita pritet që të vijojë me skenarin e bllokimit dhe kaosit për të mos lejuar zhvillimin normal të punimeve.

Që prej fillimit, Berisha ka refuzuar që të zbatojë masën e sigurisë që është dhënë ndaj tij, me pretendimin se ajo ajo duhet të kishte kaluar për miratim në Kuvend, sa kohë që ai gëzon imunitetin e deputetit. Berisha ka deklaruar se nuk do ti shmanget drejtësisë, ama si ish-president dhe si ish-kryeministër ai nuk mund të shkel Kushtetutën.

Berisha akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërkohë që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dyshohet për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me dosjen “Partizani”. Sipas akuzës, Malltezi ka shfrytëzuar postin e vjehrrit të tij, Sali Berisha, atëherë kryeministër për të marrë pronat në ish-kompleksin sportiv “Partizani”.

Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB