Politikë

Socialistët i japin dritën jeshile: Mandati i Olta Xhaçkës do të shqyrtohet nga Kushtetuesja

Socialistët kanë publikuar raportin mbi qëndrimin e tyre për rastin Xhaçka

E.K
Socialistët i japin dritën jeshile: Mandati i Olta Xhaçkës
Bledi cuci

TIRANË- Kuvendi ka nisur me debate për qëndrimin që do të mbajnë socialistët, sa i takon mandatit të deputetes Olta Xhaçka, nëse do ta dërgojnë apo jo për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Ishte Gazment Bardhi ai që akuzoi socialistët, që nuk kanë publikuar ende raportin, ndërkohë që Lindita Nikolla njoftoi hedhjen e tij në sistem.

‘Anëtarët e shumicës parlamentare në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, vlerësojnë që cështja t’i kalojë seancës plenare për të vendosur në lidhje me dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese sipas parashikimeve të nenit 70 të Kushtetutës’, thuhet në raportin e hartuar nga socialistët.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, tha se grupi parlamentar do të votojë pro dërgimit të kësaj çështje për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Bledi Çuçi: E kemi përfunduar raportin dhe nuk dyshoj se është në sistem. Në lidhje me zbatimin apo jo të GJK unë besoj se kjo është ezauruar ashtu siç thamë në mbledhjen e Byrosë, ne e kemi zbatuar vendimin që në momentin e parë që kemi thënë se shfuiqizon të dy vendimet e marra nga Kuvendi në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës.

Ne e kemi bërë të qartë se do e dërgonim çështjen në Kuvend për të marrë një vendim mbi shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës ashtu siç e përcakton Kushtetuta. Sot do votojmë një projektvendim për të dërguar cështje në Gjykatë Kushtetuese, sipas procedurës që ka rrjedhur deri tani, e cila është e komplikuar. Sot është e qartë që do të votojmë një projektvendim që e çon çështjen në Gjykatën Kushtetuese, do keni mundësinë që të njiheni dhe me raportin në faqen zyrtare të Kuvendit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB