Politikë

Dash Sula derdh qumësht në shkallët e Kuvendit, mbështetje për protestën e blegtorëve

Sula i është bashkuar protestës që bënë disa ditë më parë fermerët dhe blegtorët në Lushnje

E.K
Dash Sula derdh qumësht në shkallët e Kuvendit, mbështetje
Deputeti Dash sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka derdhur disa bidona më qumësht në shkallët e Kuvendit, në shenjë solidarizimi me blegtorët që protestuan pak ditë më parë në Lushnje.

Sula tha se qeveria duhet të ketë një vëmendje më të madhe ndaj bujqësisë, ndërkohë që vendi është mbytur nga produktet e importit, duke nxjerrë jashtë loje produktet vendase. Sula deklaroi po ashtu se në Shqipëri sektori i bujqësisë dhe blegtorisë është i pambështetur, duke bërë që shpësh mallrat dhe produktet të shiten nën kosto.

“Kostot janë shumë të mëdha. Të mos diskutojmë 10 përqindëshin për inputet e produkteve bujqësore. Qeveria nuk ka kohë të merret me blegtorët. Fondet janë të AZHBR-së. Miliona euro nuk merren nga fermerët por persona të caktuar që kanë devijuar fondet në ndërtim apo vende të tjera”, u shpreh Sula në hyrje të Kuvendit.

Dy ditë më parë, qindra fermerë dhe blegtorë dolën në protestë në qytetin e Lushnjes, duke derdhur në rrugë produktet e tyre, që dëmtohen nga konkurenca e pandershme. Në të gjithë zonën e Myzeqesë në javët e fundit, çmimi i qumështit po grumbullohet me 25% më lirë, duke bërë që shumë prej blegtorëve të dalin në prostestë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB