Politikë

Si ''ndezi' fajësia e McGonigal reagime në Shqipëri, Rama "no comment"

Pas deklaratës së Charles McGonigal, Gazment Bardhi drejtohet tek Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

k.m.
Si ''ndezi' fajësia e McGonigal reagime në
Foto ilustruese

TIRANË- Pranimi i fajësisë së ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal është kthyer në një kryefjalë të politikës ditën e sotme. Mbrëmjen e djeshme (me orën tonë), Mcgonigal doli para Gjykatës federale në Uashington, ku pranoi fajësinë për një prej pikave të aktpadisë, e cila kishte lidhje me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën. Dje, I pyetur nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, ai kishte informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama, McGonigal u përgjigj thjesht me një “Po”! Kjo deklaratë ka sjellë deklarata nga aktorët më të rëndësishëm të politikës në vendin tonë. Duke nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha, tek Lulzim Basha (i cili përmendet në dosje si personi ndaj të cilit janë ndërmarrë hetimet); kanë nisur reagimet. Basha pretendon se u vërtetua se demokratët u vunë në sulm nga kryeministri Edi Rama dhe Sali Berisha për të bërë pis Partinë Demokratike por e vërteta më në fund u zbulua dhe mori hak ndaj demokratëve. Berisha shkruan se në shkurt, si Rama dhe McGonigal do përfundojnë në burg. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi drejtohet tek Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

"Shqiptarët kanë të drejtë të dinë, nëse SPAK-u i ka kërkuar apo jo drejtësisë amerikane të dhënat e dosjes, si dhe t’i përgjigjet pritshmërisë së qytetarëve për barazi para ligjit. Shkëmbimi i ndërsjelltë i favoreve midis Edi Ramës dhe McGonigal është njësoj krim si në SHBA, edhe në Shqipëri. SPAK duhet të na provojë se askush nuk është mbi ligjin! Askush! Përfshirë Edi Ramën!,"-shkruan Bardhi.

Në akt-padi nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare. Por më 14 nëntor të vitit 2017, lobisti Nick Muzin, depozitoi në Departamentin e Drejtësisë, dokumentet mbi aktivitetin lobues të disa muajve më parë për llogari të PD-së, i cili më pas është bërë subjekt hetimi në Shqipëri për origjinën e parave. Këto informacione, McGonigal ka pranuar se i ka marrë nga Dorian Duçka. Ndërsa paratë e gjetura, 225 mijë dollarë, pretendon se ia ka marrë hua mikut të tij, Agron Neza.

Megjithatë nga reagimet e deritanishme, mungon ai i kryeminsitrit Edi Rama. Deri më tani, ka zgjedhur politikën “no comment”.

REAGIMET NGA POLITIKA

SALI BERISHA:

Bashkëfajtorë! Ndajnë fatin, e meritojnë! Në shkurt të dy në burg. Ish-zyrtari i antikorrupsionit në BE dënohet me 1 vit burg/ Shpëtoi edhe Vlahutinin nga hetimi penal për vilën në Tiranë. Të dashur miq, dje McGonigal pranoi të gjitha akuzat penale për veprat penale të kryera në bashkëpunim direkt me Edi Ramën, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën në Shqipëri. Në shkurt gjykatësja në rast se pranon marrëveshjen jep vendimin deri në 5 vjet burg. Kurse për Edi Ramën, Duçkën dhe Nezën sipas avokatëve amerikanë nuk do ketë marrëveshje, por dënimet do shkojnë nga 7 deri në 15 vite! Prandaj Edi Ramës iu duk salla e KS si rreth i ferrit! 

LULZIM BASHA:

Të vërtetën nuk mund ta ndalë askush, sado të vonojë, sado të investohet kundër saj, sado baltë të hidhet për ta mbuluar. Mbi të gjitha, kjo e vërtetë është shpagim për demokratët që u vunë nën sulme për t’u bërë pis e për t’u dëmtuar jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Sali Berisha, shkruan Basha në një postim në facebook duke bashkangjitur dhe faqen e departamentit të Drejtësisë ku publikohet dhe prania e fajit nga McGonigal.

ILIR META:

McGonigal pranoi përfundimisht fajësinë e tij për të gjitha akuzat lidhur me Shqipërinë në Gjykatën Federale të Uashingtonit. Ai pranoi të gjitha faktet e Prokurorisë, përfshirë edhe takimet e paligjshme me Kryeministrin Rama. U vërtetuan nga prokurorët dhe u pranuan nga McGonigal pagesat e paligjshme dhe korruptive për qëllime politike dhe financiare në këmbim të goditjes mafioze të opozitës duke keqpërdorur një zyrtar të lartë të FBI. Pranimi i fajësisë nga McGonigal provoi përgjegjësitë penale që rëndojnë mbi Kryeministrin dhe detyrimin e drejtësisë shqiptare për të mbrojtur ligjshmërinë dhe interesin e lartë publik. Përdorimi i zyrës së Kryeministrit për të asgjësuar pluralizmin politik në vend është shërbimi më i madh që i bëhet paligjshmërisë dhe veprimtarisë mafioze dhe kriminale. 

GAZMENT BARDHI:

Veprat janë ato që mbeten! Në 24 Janar 2023 kam kallëzuar në SPAK Edi Ramën mbi dosjen amerikane të ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Ai i ka shërbyer Edi Ramës për interesat e tij politikë dhe, si shpërblim, është paguar prej Edi Ramës me para të zeza. Pranimi i fajësisë nga McGonigal, duke shpjeguar se marrëdhënien me Edi Ramën e krijoi për efekt të biznesit, bëjnë urgjente një përgjigje edhe nga drejtësia shqiptare. Drejtësia amerikane ka provuar dhe ish zyrtari i FBI-së ka pranuar se në takimin me Edi Ramën në Shtator 2017, ai kishte shfaqur interes për një koncesion shumë të madh në fushën e naftës, me lidhje indirekt me gjigandin rus të naftës GAZPROM. 6 muaj pas këtij takimi, në Mars 2018, Ministria e Energjisë shpalli fitues për koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë, kompaninë Transoil Group AG, të lidhur me miqtë e McGonigal. Gjykatat shqiptare kanë konstatuar se përzgjedhja e kompanisë në koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë u krye nën favorizim dhe shkelje të barazisë në tender. SPAK ka detyrimin që të informojë opinionin publik mbi fazën ku ndodhet hetimi mbi këtë cështje. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë, nëse SPAK-u i ka kërkuar apo jo drejtësisë amerikane të dhënat e dosjes, si dhe t’i përgjigjet pritshmërisë së qytetarëve për barazi para ligjit. Shkëmbimi i ndërsjelltë i favoreve midis Edi Ramës dhe McGonigal është njësoj krim si në SHBA, edhe në Shqipëri. SPAK duhet të na provojë se askush nuk është mbi ligjin! Askush! Përfshirë Edi Ramën! 

Në publikimin e dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal, protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB