Politikë

Administrata Publike pritet t'i nënshtrohet ndryshimeve rrënjësore

Ky projektligj është hedhur për këshillim publik dhe ka si synim kryesor ka përmirësimin e logaridhënies për institucionet e varësisë, ashtu si dhe mirëpërcaktimin e tipologjisë së institucioneve të varësisë. Plani për ndrysjimet në këtë ligj janë bërë nga Ministria e Drejtësisë në dokumentin e masave prioritare për reformën në Administratën publike 2023-2030.

E.K
Administrata Publike pritet t'i nënshtrohet ndryshimeve
Foto ilustruese

TIRANË- Administrata Publike pritet që ti nështrohet një ndryshimi tërësor të saj brenda vitit 2024. Kështu qeveria ka amenduar tërësisht ligjin e vitit 2012 për organizmin e institucioneve publike, ndërkohë që deri në qershor 2025 është parashikuar të ketë përfunduar rishikimi rrënjësor i legjislacionit dytësor.

Ky projektligj është hedhur për këshillim publik dhe ka si synim kryesor ka përmirësimin e logaridhënies për institucionet e varësisë, ashtu si dhe mirëpërcaktimin e tipologjisë së institucioneve të varësisë. Plani për ndrysjimet në këtë ligj janë bërë nga Ministria e Drejtësisë në dokumentin e masave prioritare për reformën në Administratën publike 2023-2030.

Brenda këtij viti, parashikohet që krijimi i institucioneve të reja bëhet mbështetur në kritere të qarta lidhur me tipologjinë dhe legjislacionin e aplikueshëm. Po ashtu ndryshime pritet të ketë dhe në pagat e administratës publike. Këto ndryshime do të prekin dhe legjislacionin sa i përket vlerësimit dhe rekrutimit të punonjësve, veçanërisht e kupolës drejtuese dhe atyre që mnbajnë pozicione të larta në administratë.

Parashikohet që brenda vitit 2024 të zhvillohet një program trajnimi gjithëpërfshirës që trajton çështjet kryesore të etikës dhe integritetit në administratën publike. Po ashtu brenda vitit 2025, duhet të jetë përfunduar vendosja e këshilltarëve për integritetin dhe etikën në të gjitha organet publike dhe marrja e masave që ata të kenë aftësitë, burimet dhe mbështetjen e nevojshme për të kryer rolet e tyre në mënyrë efektive./Zëri

Poll

MOS HUMB