Politikë

ETIAS nuk do futet në funksion as vitin e ardhshëm

Sistemi i hyrjes/daljes (EES) është një sistem tjetër i sigurisë kufitare të BE-së, një sistem i automatizuar IT që, në të ardhmen, do të regjistrojë udhëtarët nga vendet e treta sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së.

k.m.
ETIAS nuk do futet në funksion as vitin e ardhshëm
Foto ilustruese

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka shtyrë edhe një herë datën e lançimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS). Lajmin e kanë konfirmuar burimet e BE-së. Ndërsa deri më tani, BE-ja vazhdimisht ka pretenduar se ETIAS do të bëhej funksional nga mesi i vitit 2024, një zyrtar i BE-së ka konfirmuar për SchengenVisaInfo.com se ETIAS është shtyrë për në maj 2025.

Sistemi i hyrjes/daljes (EES) është një sistem tjetër i sigurisë kufitare të BE-së, një sistem i automatizuar IT që, në të ardhmen, do të regjistrojë udhëtarët nga vendet e treta sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së. Sistemi është shtyrë vazhdimisht krahas ETIAS. Të dy sistemet janë të lidhura thellësisht me njëri-tjetrin. Megjithëse Hyrja/Dalja mund të funksionojë siç duhet pa ETIAS, pasi është e pamundur që ky i fundit të bëhet funksional pa EES.

Data e futjes në funksion të ETIAS nuk dihet ende. Pritet të shpallet në fund të vitit 2023.

Çfarë është sistemi ETIAS?

ETIAS do të jetë një sistem i automatizuar IT i krijuar për të identifikuar çdo risk që lidhet me një vizitor të përjashtuar nga viza që udhëton në Zonën Schengen. Gjithë shtetasit e vendeve të treta të përjashtuar nga viza, që planifikojnë të udhëtojnë në zonën Schengen,do të duhet të aplikojnë për autorizim udhëtimi përmes sistemit para udhëtimit të tyre. Informacioni i mbledhur përmes sistemit, në respekt të plotë me të drejtat themelore dhe mbrojtjen e të dhënave do të mundësojë verifikim të avancuar të risqeve potenciale për sigurinë apo migrimin e parregullt.

Autorizimi ETIAS nuk është vizë. Shtetasit e vendeve me liberalizim të vizave sërish do të mund të udhëtojnë pa viza, por do t’u kërkohet, si kusht i detyrueshëm për hyrje në zonën Schengen,që të marrin një autorizim para udhëtimit të tyre. Me qëllim që të vendoset nëse do të jepet apo refuzohet një kërkesë për të udhëtuar në BE, sistemi do të kryejë kontrolle të mëparshme dhe do të japë apo refuzojë autorizimin e udhëtimit. Ndonëse vendimi përfundimtar për të lejuar apo refuzuar një hyrje do të merret gjithnjë nga rojat kombëtare të kufirit që kryejnë kontrollet kufitare në kuadrin e Kodit të Kufijve Schengen, verifikimet paraprake të udhëtarëve të vendeve të treta të përjashtuar nga vizat do t’i lehtësojnë kontrollet kufitare dhe do të sigurojnë një vlerësim të koordinuar dhe të harmonizuar të riskut të shtetasve të vendeve të treta, si dhe do të reduktojnë shumë numrin e refuzimeve të hyrjes në pikat e kalimit të kufirit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB