Politikë

Shteti i bektashinjve në Tiranë, Beleri ankohet në Komisionin Europian: A po shkel Shqipëria kushtet për anëtarësim në BE?

Në letrën e tij, Beleri ngre dyshime se ideja e Ramës mund të jetë në shkelje me marrëveshjet që Shqipëria duhet të arrijë, për integrimin në Bashkimin Europian

E.K
\Shteti i bektashinjve në Tiranë, Beleri ankohet në Komisionin
FREDI BELERI

TIRANË- Ideja e kryeministrit Edi Rama, për ngritjen e një shteti bektashi në Tiranë, i ngjashëm me Vatikanin, ka trazuar ujërat jo vetëm në Shqipëri. Pas reagimeve të ndryshme nga mediat në Turqi, dhe Greqi, tashmë kjo çështje është adresuar në dhe në Komisionin Europian. Ka qenë eurodeputeti grek Fredi Beleri ai që i është drejtuar me një letër Komisionit Europian, ku i kërkohet që të mbajë një qëndrim mbi planet e shpalosura nga kryeministri shqiptar, dhe në mbledhjen e asamblesë së OKB-së që u mbajt në Nju Jork.

Beleri shtron në argumentimin e tij se “shteti autonom dhe i pavarur do të quhet “Shteti Sovran i Rendit Bektasi”, duke shtuar se “do të ketë dokumentet e veta diplomatike, kufijtë, por edhe një strukturë administrative më vete”.

Në vijim, eurodeputeti i kërkon Komisionit të mbajë një qëndrim, nëse krijimi i këtij shteti shkel kushtet e dakorduara për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe veprimet diplomatike që do të ndërmarrë Komisioni, për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në Tiranë.

Ky është teksti i plotë i pyetjes:
 
Planet e Shqipërisë për krijimin e një shteti sovran, fetar mysliman në Tiranë, i shpalli të dielën 22.09.2024 nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kryeministri shqiptar Edi Rama. Sipas asaj që është bërë e ditur deri më tani, shteti autonom dhe i pavarur do të quhet “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, ndërsa do të ketë dokumentet e veta diplomatike, kufijtë dhe një strukturë administrative më vete. Në shtetin e ri (brenda shtetit shqiptar) do të natyralizohen vetëm myslimanët shiitë, anëtarë të komunitetit fetar sufi.
 
Komisionit i kërkohet:

1) Cili është qëndrimi i Komisionit për këtë shtet potencialisht të sapoformuar dhe nëse krijimi i tij shkel kushtet e dakorduara për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë? Nëse po, çfarë kriteresh shtesë mund të vendosen?

2) A është krijimi i një shteti të tillë në përputhje me kriteret politike të Kopenhagenit që duhet të përmbushë çdo vend për funksionimin e institucioneve që sigurojnë demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e pakicave?

3) Çfarë lëvizjesh diplomatike synon të bëjë Komisioni për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri?

Një ditë më parë, delegacioni i BE në Tiranë, nuk pranoi që të komentonte planet për krijimin e shtetit të bektashinjve, me pretendimin se nuk ndërhynin një çështjet fetare të Shqipërisë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB