Politikë

Është kërkesë në SPAK! Basha: Në vend të Bardhit, ngjitur në karrige dua Agalliun

Në kallëzimin për Nikollën në SPAK, Basha ankohet dhe kërkon ndryshimin e deputetëve që i ulen pranë në Kuvend

E.K
Është kërkesë në SPAK! Basha: Në vend të
Arbi Agalliu dhe Lulzim Basha

TIRANË- Ditën e sotme, u bë publik kallëzimi që Lulzim Basha ka bërë në SPAK për kryetaren e Kuvendit Lindita Nikola, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Mes të tjerave në kallëzimin e Bashës, thuhet se Kuvendi nuk ka njohur një sërë ndryshimesh në grupin parlamentar të kërkuar prej tij.

Në mesin e kërkesave që Bashës nuk i janë miratuar, edhe dhe ajo për ndryshimin e ulëseve në Kuvend, ku ai ka kërkuar që të mos qëndrojë ngjitur me Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkajn. Bash aka kërkuar që ngjitur me të në sallën e Kuvendit të qëndrojë deputetët Kreshnik Çollaku dhe Arbi Agalliu.

“Më datë 11.10.2023, Grupi Parlamentar i Partise Demoktratike, përfaqësuar nga Kryetari Lulzim Basha, ka përcjellë disa ndryshime në vendet dhe uljen per disa nga deputetët anëtar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike si me poshtë vijon: - Z. Arbi Agalliu zë vendin e z.Gazmend Bardhi dhe anasjelltas, -Z. Kreshnik Collaku zë vendin e z.Agron Gjekmarkaj dhe anasjelltas. Në koordinim me deputetë të tjerë ndryshimin e vendeve si me poshtë: - Z.Selaudin Jakupllari zë vendin e z.Lefter Gështenja dhe anasjelltas, - Znj.Andia Ulliri ze vendin e  z.Allan Dogjani dhe anasjelltas,- Znj.Merita Bakiu ze vendin e z.Saimir Korreshi dhe anasjelltas’, thuhet mes të tjerave në kallëzimin që Basha ka dorëzuar në Kuvend.

 

Poll

MOS HUMB