
TIRANË- Pavarësisht përplasjeve që kanë mes tyre, Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi, duhet të ndajnë të njëjtën tavolinë mes tyre në Kuvend, të ulur ngjitur me njëri tjetrin.
Në fotot e publikuara nga LSA, Basha shihet i përqëndruar, pavarësisht se në krahë të tij, Gazment Bardhi shihet mjaft aktiv në celularin e tij.
Këtë herë Basha, e ka hedhur pas krahëve kuriozitetin që ka shfaqur në seanca të mëparshme, ku është ‘kapur mat’ duke parë celularin e Bardhit.
Nga ana tjetër ministret Elisa Spiropali dhe Mirela Kumbaro diskutojnë me njëra-tjetrën gjatë debatit në seancë. Në seancën e sotme nuk munguan përplasjet mes PS dhe opozitës për çështjen Xibraka, por edhe për sulmet që Ilir Meta i ka bërë SPAK-ut në javën e fundit.