
TIRANË- Në seancën e sotme në Kuvend, është zhvilluar interpelancë mes deputetit socialist Nasip Naço dhe ministrit të mbrojtjes Niko Peleshi, në lidhje me disa çështje të rëndësishme në fushën e mbrojtjes. Përfshirë dhe mundësinë e investimeve të huaja, në këtë sektor, dhe vënien në funksion të uzinave të vjetra të periudhës komuniste.
Naço: Zoti Minister cilat janë politikat e mbrojtjes pas Luftës në Ukrainë, dhe është menduar nga ju rivënia në punë e ndërmarrjesh shtetërore ushtarake. A ka patur propozime për të marrë me koncension nga kompani të huaja? Prej disa muajsh ju keni propozuar një ligj për likudtim e pagave të prapambetura të punonjësve të Poliçanit, dua të di se çfarë është bërë në lidhje me këtë projektligij?
Sa i takon pyetjeve të ngritura nga Naço, Peleshi tha se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s e ka detyrim tashmë rritjen e kapacitetit mbrojtës, dhe për këtë do të kërkojë ndihmën e investitorëve të vendeve aleate, që kanë eksperiencë në fushën e prodhimit të armatimit. Peleshi tha se me konfliktet e fundit në disa shtete të ndryshme, është gjithnjë dhe më urgjente, edhe për Shqipërinë që të shtojë kapacitetet në fushën e mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes ka sot si trashëgimi 3 ndërmarrje shtetërore që përbëjnë atë që quhet ish-industria ushtarake e Shqipërisë. Bëhet fjalë për Kombinatin Mekanik të Poliçanit, Uzinën e Lëndëve Plasëse të Mjekësit dhe Uzinën e Armëve të Gramshit. Tashmë këto asete, qeveria shqiptare synon t’i rijetëzojë. Peleshi argumentoi se kjo vjen edhe si pasojë e situatës gjeopolitike që po kalon bota dhe detyrimeve që ka Shqipëria ndaj NATO-s ku është aleate.
Peleshi: Do të doja ta vendosja këtë set pyetjesh në një kontekst më të gjerë. Dua t’ju rikujtoj disa fakte që janë të njohura pjesërisht, Shqipëria ka qenë një nga vendet më të milatirizuara në botë në periudhën komuniste. Shpenzonim deri në 25% të GDP-së për ushtrinë, kemi kaluar një periudhë të një paranoje kombëtare gjë që mbështeti këtë militarizim ekstrem. Më pas erdhi rrëzimi i komunizmit, trashëguam një stok mjaft të madhe municionesh, të cilën shpatullat e një ushtrie të zvogëluar nuk e mbanin dot. Kanë kaluar më shumë se 30 vite, unë mund të them se një pjesë e madhe e infrastrukturës është një çështje për tu zgjidhur, që sot FA kanë në përmbushje dhe përputhje me objektivave të kapaciteteve dhe të strategjisë së NATO.
Filluam me mbështetjen e SHBA, OSBE dhe NATO një periudhë demiteralizimi. Ministria e mbrojtjes ka sot në përbërje si trashëgimi dhe tre ndërmarrje shtetërore, ish-ndërmarrje ushtarake, pasi ato sot nuk janë në prodhim. Kombinati mekanik i Poliçanit, që filloi punë në vitet 60-të për prodhimin e municioneve. Uzina e lëndëve plasëse të Mjekësit u ndërtua në vitin 1962 për prodhimin e eksplozivëve. Uzina mekanike e Gramshit filloi ndërtimin e 1962 për pushkë, kallashnikovë, karabinë, automatikë, armë gjahu. Pra kjo është trashëgimia që kemi nga komunizmi, sot ato janë inekzistente, edhe për shkak të periudhës së demirtarilizmit.
Prej dy vitesh situata politike ka ndryshuar, për fat të keq vatra konflikti janë duke u ndezur, ne jemi sot në një periudhë ku paqja është më e kërcënuar se kurrë. Kjo situatë sfidoi bazën e paqes së botës, dhe kërkesën për rritje të armatimeve. Në kuadër të menazhimit, shtetet e NATO-s vitin e kaluar mbështetën planin e veprimit për prodhimet e mbrojtjes. Shqipëria si gjithë vendet aleate ka detyrim të rrisë kapacitete e mbrojtjes. Në këto kushte rijetësimi i industrisë ushtarake, është strategjike. Po hyjmë në një epokë të re, ku si aleatë të NATO, duhet të rijetësojmë industrinë ushtarake. Rijetësimi do të rrisë inovacionin edhe me aktorë ndërkombëtarë, privatë. Industria nuk do të bëhet përmes ndërmarrjeve shtetërore por duke tërhequr investime serioze. Kjo strategji do të rrisë kontribuon e vendit tonë në zonë euroatlantike, si dhe do të rrisë zhvillimin ekonomik. Kemi nevojë edhe për sektorët e tjerë, si edukimi profesional, pasi na duhen fuqi punëtore.
/ZËRI