Politikë

Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB

Lajmi u bë me dije nga ministri i Jashtëm Igli Hasani, që tha se me 123 vota pro në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së,vendi ynë u zgjodh anëtar i Këshillit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024-2026

D.XH
Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të të Drejtave
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

SHBA- Ministri për Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se pas votimit me 123 vota pro në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sot pasdite, vendi ynë u zgjodh anëtar i Këshillit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024-2026.

“Një tjetër arritje e madhe e politikës së jashtme dhe diplomacisë; një tjetër demonstrim i besimit nga shtetet anëtare të OKB-së për rolin e Shqipërisë në çështjet ndërkombëtare. Këtë herë plotësisht të përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e Të Drejtave të Njeriut kudo dhe për të gjithë”, shkruan ministri Hasani në rrjetet sociale.

Objektivi kryesor i Shqipërisë, si anëtare e Këshillit të tëDrejtave të Njeriut do të jetë të punojë brenda Këshillit dhe sistemit të Kombeve të Bashkuara për të garantuar respektimin universal të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, për të gjithë individët, pa diskriminuar asnjë person.

Shqipëria do të bashkëpunojë ngushtë me vende të tjera, anëtare të OKB-së, partnerët dhe përfaqësues nga shoqëria civile, për të arritur objektivat.

Këshilli, që është i ngarkuar me përgjegjësinë për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e njeriut në nivel global, përbëhet nga 47 shtete anëtare, të zgjedhura me votim të fshehtë nga shumica e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme. Kjo është hera e dytë që vendi ynë zgjidhet anëtar i Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB.

Për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB, ka reaguar edhe ambasada amerikane në Tiranë. Ambasada ka uruar vendin tonë, duke shtuar se Shqipëria ka qenë një zë parimor në Këshillin e Sigurimit. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB