Politikë

Shpërthimi i molotovit/ Veliaj publikon pamjet e protestës së opozitës: Skenat e ’97

Kryebashkiaku ka publikuar edhe pamjet e një efektivi policie që mbron kolegët nga shpërthimi i një flakadani.

f.t
Shpërthimi i molotovit/ Veliaj publikon pamjet e protestës së
Erion Veliaj

TIRANË-Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për protestën e sotme të opozitës para Bashkisë. Veliaj ka publikuar një video nga protesta e sotm, duke i krahasuar ato me skena të '97. Kryebashkiaku ka publikuar edhe pamjet e një efektivi policie që mbron kolegët nga shpërthimi i një bombe molotov.

“Asllan Shyti shmangu djegien e kolegeve e te vetes! As e njoh, as me njeh. Shkoi ne pune me koleget e policise jashte, si koleget e bashkise brenda! Nuk ka problem te protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut qe e dogjen kete vend! E drejta jote! Por ka shume problem kur kerkon te vazhdosh te djegesh per te kompesuar votat e protestuesit qe s’te mbeshtesin. Ne Bashki punojne njerez qe nga koha e Kelmemdit e Brojkes. Policet gjithashtu kane qene e do jene te shtetit. Skenat e ’97 nuk kane vend ne Tiranen e 2024-es! Asllanin e shoket i ruajti Zoti me ate reagim! Mirenjohje te gjitheve!”,-shkruan Veliaj krahas videos.

Sot mbështetësit e opozitës, kanë protestuar për herë të dytë përpara Bashkisë së Tiranë, ku kërkuan llogari pas arrestimit të 5 drejtorëve dhe ish-drejtorëvve të Erion Veliajt. Këshilltarët demokratë u përpoqën që të hyjnë brenda bashkisë por janë penguar nga policia e rendit dhe ajo bashkiake./ZËRI 

Poll

MOS HUMB