Politikë

"SHISH u ekspozua ndaj një dëmi që duhet të ishte parandaluar", Rama: Të dhënat hetimore vërshuan në rrjete sociale

Sipas Ramës, të dhënat e dosjes hetimore janë shpërndarë në rrjete sociale përpara se gjykata të urdhëronte kufizimin e publikimit të tyre.

zh.ll

"SHISH u ekspozua ndaj një dëmi që duhet të ishte

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e cilëso ekstreme masën e marrë nga SPAK ndaj kreu të SHISH. Në një konference nga aeroporti Nënë Tereza, menjëherë pasi mbërriti nga SHBA, Rama theksoi se SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që mund dhe duhej parandaluar. Sipas Ramës, të dhënat e dosjes hetimore janë shpërndarë në rrjete sociale përpara se gjykata të urdhëronte kufizimin e publikimit të tyre.

“Çdo masë kufizimi e lirisë nga organi i akuzës, për cilindo qoftë që s’ka imunitet parlamentar, kundërshtohet vetëm në gjykatë dhe jo me opinion e krye as në foltoren e Kryeministrit. Respekti për pavarësinë e drejtësisë nuk do të thotë heshtje edhe kur një shqetësim parimor shfaqet gjatë veprimtarisë së organeve të saj. Në këtë rast, përveç dhe përtej çështjes penale individuale, ka një fakt tjetër parimor, shtetëror, që nuk mund të anashkalohet sikur s’ka ndodhur.

Gjatë marrjes së masës dhe administrimit gjyqësor të dosjes, një institucion me ndjeshmëri të veçantë u ekspozua ndaj potencialit të një dëmi të madh, që mund dhe duhej të ishte parandaluar plotësisht. Të dhënat e dosjes hetimore vërshonin nëpër kanale sociale, para se gjykata të urdhëronte kufizimin e publikimit të tyre.”, tha Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB