Politikë

Sherr për karrigen e kreut të grupit të PD-së, Basha ia delegon Açkës, Bardhi përplaset me Nikollën

Në një letër që i kishte drejtuar Kuvendit, Basha shprehej se në mungesë të tij, Grupin e PD-së do e drejtojë nënkryetarja Flutura Açka.

E.K

Sherr për karrigen e kreut të grupit të PD-së, Basha ia

KUVEND- Lulzim Basha në cilësinë e kryetarit të rizgjedhur të PD-së zyrtare, i ka deleguar detyrën e kreut të grupit parlamentar deputetes Flutura Açka, vendim i cili trazoi ujërat në Kuvend, pas kundërshtimit nga Gazment Bardhi.

Ky i fundit ka mbajtur deri tani pozicionin e kreut të grupit, me votat e vetë deputetëve demokratë, gjithnjë e më shumë të përçarë.

Në një letër që i kishte drejtuar Kuvendit, Basha shprehej se në mungesë të tij, Grupin e PD-së do e drejtojë nënkryetarja Flutura Açka.

“Ka njoftim për ndryshimin e kryesisë së grupit parlamentar të PD.  Me propozim të kryetarit të Partisë vendosi përbërja e kryesisë së grupit parlamentar të PD është Flutura Açka, nënkryetar e autorizuar për përfaqësimin e grupit parlamentar në mungesë të kryetarit të grupit, Kreshnik Çollaku nënkryetar, Arbi Agalliu sekretar, Oriola Pampuri zëdhënëse. ky bvendim i komunikohet Kuvendit, firmosur nga kryetari i grupit Lulzim Basha “, lexoi kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Pas kontestimit të Gazment Bardhit, kryetarja e Kuvendit u shpreh: “Është situatë konfuze brenda jush, ju kam thënë. Garda ju lutem s’ka nevojë, ju lutem lëvizni. Garda dëgjoni, apo… Jeni konfuzë një situatë e paprecedentë, nuk e zgjedh unë kryetarin e grupit, Nuk thotë se kush e njofton kryetaren e Kuvendit. Ju kam bërë me dije dhe i qëndroj vendimit, kam kërkuar këshillencë dhe jam në proces”.

“E para nuk i drejtohesh dot askujt përveçse grupit parlamentar të PD, ajo që bëtë të bëtë është shkelje flagrante e rregullores”, iu drejtua Gazment Bardhi.

Poll

MOS HUMB