Politikë

REPLIKAT/ Berisha sulm seksist duke i cituar Frojdin, Spiropali: Snajper që të marrin me qera sa andej-këtej

Spiropali e ka quajtur Berishën “snajperist me qira”, duke thënë se brenda partisë së tij po kalon një herë ktej e një herë andej.

E.K
REPLIKAT/ Berisha sulm seksist duke i cituar Frojdin, Spiropali: Snajper që
Berisha dhe Spiropali ne Kuvend

KUVEND- Një debat me tone të ashpra dhe ofendime është zhvilluar në Kuvend mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministres së shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali.

Kjo e fundit e ka quajtur Berishën “snajperist me qira”, duke thënë se brenda partisë së tij po kalon një herë ktej e një herë andej.

Ishte fillimisht Berisha ai që ofendoi Spiropalin, duke e krahasuar me psikonalizën e bërë nga Zigmund Frojd, teksa tha se ministrja socialiste është duke kaluar stadin falik, që iu referohet një prej 5 fazave që kalojnë fëmijët në rritjen e tyre, ku i japin një rëndësi më të veçantë njohjes së organeve të tyre gjenitale.

“Ke përdorur një term jo të fisshëm, por unë nuk merrem me të. Ti kërkon të bie në vulgaritet, unë nuk bie! Por unë jam mjek ata që janë mjekë në sallë këtu e dinë se Sigmund Freud në klasifikimin e zhvillimit psiko-seksual ka gjetur se ky zhvillim te qeniet njerëzore kalon në 5 stade.

Stadi i tretë Elisa është stadi falik jo fatal! Në stadin falik i cili shfaqet 3 deri në 5 vjeç shumica e kalojnë, disa mbeten dhe disave u krijohet kompleksi i Edipit. Edhe kjo është e njohur te Edi Rama. Elisa, do dal…Elisa, ky kompleks i stadit të 5-të ndodh dhe te vajzat, por Freud e quan zilia falike te vajzat.  Dhe skam ça të them tjetër!”, tha Berisha, ndërkohë që i menjëhershëm qe edhe reagimi i Spiropalit.

“Nga pronari absolut për të mbajtur pushtet tani në një dyfallxhi me qera nga njëri të tjetri, të hedhin edhe na një kocë këtej e andej gardhirt. Unë ta kuptoj edhe moshën edhe hallin dhe është krejtësisht e paimagjinueshme që një gjyq që duhet të ishte në shtëpi i mbyllur me turp del në foltoren e kuvendin dhe përmend problemet e tij të rënda.

Ti je i tkurrër, i pamundur dhe nga këto biseda do bësh. Meqë fole për të varfërit t’i paguesh nga pasanikët më të mëdhej, ti që ve gjoba, ti që sulmon ata që nuk të japin ty, e as të japin favore, ti që bën opozitën tëndë të mjerë dhe selektive, paratë e të cilëve i pakton yt bir, ca me punë e ca me ndere, e ca me portale etj, etj.

Më vjen keq, më vjen keq për katandisjen tënde. Ti ke qënë kryeministër dhe president dhe nga kryeministër në spajperist, tani je një snajperist me qira. Edhe ata që të kanë tani do të lënë ashtu sic je i zhveshur nga cdo moral e plotë dështim, sic ke dështuar edhe në zgjdhje.

Kaloje poshtë kockën e Shkodrës, se nuk kemi ca të bëjnë. Ska uj që të japim për ta përtypur atë kockë. Selam Sali, edhe të pafshim këtu më shumë, sepse je dëshmia më e gjallë se si nuk duhet të jetë një burrë shteti”, tha Spiropali ndër të tjera.

Gjuhën e Berishës e dënoi dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila tha se kjo buron nga urrejtja që ka ish-kryeministri në drejtim të grave dhe vajzave.

Poll

MOS HUMB