POGRADEC-Ka filluar takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja po zhvillohet në ambientet e vilës qeveritare në Pogradec. Drejtuesit politikë të qarqeve do të raportojnë mbi situatën në zonën që mbulojnë.
Ndërsa ditën e nesërme (të hënën 24 gusht) Rama do të takojë ministrat. Secili nga ministrat e kabinetit qeveritar pritet të paraqesë prioritetet e vitit të ri politik.
View this post on Instagram
Fjalën hapëse do ta mbajë vetë kryeministri Rama. Drejtuesit politikë do të diskutojnë mbi dokumentet e reja “Besa” dhe “Prania Besnike”. Dokumentet u prezantuan nga vetë kreu i qeverisë në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar, 24 korrik.
Gjatë takimit pritet të diskutohen propozimet e përfshira në këto dokumente, me synim vijimesin e punës për një dokument përfundimtar të Partisë Socialiste. Në diskutime pritet të përfshihen edhe përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027. Në mbrëmje, drejtuesit politikë, kryetarët e komisioneve dhe ministrat do të marrin pjesë në një darkë informale.
Në javën e parë të shtatorit pritet të mblidhet edhe Asambleja Kombëtare e PS-së. Mbledhja pritet të përcaktojë axhendën politike të partisë për periudhën në vijim./ZËRI