
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko përmbylli në Kuvendin e Shqipërisë raportimin e tij për punën e institucionit që ai drejton përgjatë vitit 2023. Por ndryshe nga sa kanë bërë shumë zyrtarë të tjerë, Sejko nuk pranoi asnjë pyetje nga deputetët në sallë dhe u largua nga sytë-këmbët sapo përmbylli fjalën e tij. Madje injoroi edhe thirrjet e deputetëve të opozitës që e thirrën nga vendi dhe duke i bërë me dije se kishin pyetje për të.
Kështu, Sejko bëhet i pari zyrtar që nuk pret pyetje nga deputetët në Kuvend, standard që u ndoq për të gjithë të tjerët. Në seancën e fundit, ishin Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, e shumë të tjerë që para deputetëve thanë përgjigje (për ato çështje që nuk ishin sekret hetimor) duke ezauruar çdo kërkesë tyren. Edhe sot, në Kuvend iu përgjigj pyetjeve edhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca. Por duket se një standard i ri, që nuk është vendosur as për zyrtarët e institucioneve të drejtësisë është vendosur për Sejkon sot.
Aryseja? Nuk dihet!
Nga çfarë pyetjesh frikësohet Sejko? Për çështjen e institucioneve që japin kredi të këqija ka folur edhe më parë, çfarë ndryshon nëse i kthen përgjigje pyetejeve të deputetëve? Apo tani që SPAK ka 2 dosje për këtë skandal, po tregohet i kujdesshëm me përgjigjet që mund të japë...?/ZËRI