
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar se seanca e të hënës nuk do të jetë e qetë. Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar kryedemokrati u shpreh se maxhoranca nuk mund të caktojë përfaqësuesit e opozitës në Komisionet Parlamentare.
Sali Berisha: Vazhdimi i betejës pa kthim të deputetëve të opozitës. Parlamenti është shndërruar në një aneks të Surrelit, ka humbur çdo funksion si tempull i demokracisë së Shqipërisë, ndaj dhe deputetët e opozitës, në emër të popullit opozitar, qytetarëve që besojnë tek vlerat e demokracisë, që konsiderojnë pluralizmin motorrin kryesor të saj, që besojnë se ministrat, pushtetarët dhe cilido duhet të hetohen nga Komisionet Parlamentare me transparencë, duhet të pasqyrohen e gjithë veprimtaria ligjore, apo antiligjore, kushtetuese apo antikushtetuese e tyre. Një nen me rëndësi kapitale në Kushtetutë duhet të respektohet. Ligjet, rezolutat, amendamentet e opozitës, duhet të përcillen në përputhje me procedurën parlamentare. Sikundër kurrë ndonjëherë qeveria nuk mund të mendojë të caktojë përfaqësuesit e opozitës në Komisionet Parlamentare. Këto janë kërkesat më themelore për të cilat deputetët e opozitës janë të vendosur në këtë beteja pa kthim gjer në fitoren e tyre Një nen me rëndësi kapitale në Kushtetutë duhet të respektohet. Ligjet, rezolutat, amendamentet e opozitës, duhet të përcillen në përputhje me procedurën parlamentare. Sikundër kurrë ndonjëherë qeveria nuk mund të mendojë të caktojë përfaqësuesit e opozitës në Komisionet Parlamentare. Këto janë kërkesat më themelore për të cilat deputetët e opozitës janë të vendosur në këtë beteja pa kthim gjer në fitoren e tyre.
Të hënën seanca pritet të nisë në oprën 10:00. Në rendin e ditës do të jenë diskutimet për projektbuxhetin e vitit 2024, diskutime që në mbledhjet e Komisioneve janë bojkotuar nga opozita. Në seancat e shkuara opozita ka krijuar kaos dhe tensione, ku nuk kanë munguar as përplasjet mes deputetëteve./Zëri.ai