Aktualitet

Sapo doli nga burgu me amnisti, 35-vjeçari vodhi italianët në Vlorë, por e kapi Policia

Autori, Ervis Myrtaj, e ka vërejtur se po e ndiqnin dhe e ka parkuar mjetin me të cilin qarkullonte, duke tentuar që të largohej me vrap.

k.m.
Sapo doli nga burgu me amnisti, 35-vjeçari vodhi italianët në
Pamje nga aksioni

VLORË- Policia e Vlorës ka kapur autorin e grabitjes së një çifti italian në Vlorë. Pas ngjarjes së ndodhur mbasditen e djeshme, ku i riu i sapoliruar nga burgu prej amnistisë penale, Policia u vu në ndjekje të autorit. 

Sot, pasi e kanë ndjekur gjatë gjithë ditës e kanë kapur në lagjen "28 nëntori". Autori, Ervis Myrtaj, e ka vërejtur se po e ndiqnin dhe e ka parkuar mjetin me të cilin qarkullonte, duke tentuar që të largohej me vrap. Por nuk ia ka dalë që të shkojë shumë larg. 

Pas ndjekjes për më shumë se 10 minuta në lagjet e Vlorës është bërë e mundur arrestimi i tij, për ta kthyer në burg edhe pse doli nga amnistia para 10 ditësh./ZËRI

Poll

MOS HUMB