Aktualitet

VIDEO- Grabitet çifti italian në Vlorë, autorët thyejnë xhamin e 'Audit' dhe marrin 2500€

Mësohet se çifti kishte parkuar makinën e tyre tip 'Audi' në zonën e Lungomares dhe në këtë moment disa persona i kanë grabitur. 

f.t
VIDEO- Grabitet çifti italian në Vlorë, autorët
pamje nga ngjarja

VLORË-Një çift italian është grabitur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se çifti kishte parkuar makinën e tyre tip 'Audi' në zonën e Lungomares dhe në këtë moment disa persona i kanë grabitur. 

Autorët kanë thyer xhamin e pasagjerit duke grabitur 2500 € dhe të gjithë dokumentacioni dhe sendet me vlerë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia bashkë me grupin hetimor, ndërsa mësohet se janë marrë në pyetje dhe persona që mund të kenë qenë dëshmitarë.

“Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se një shtetas, ka thyer xhamin e një automjeti të ndaluar, në rrugë dhe ka vjedhur një çantë me sende personale dhe portofolin e dy shtetasve italian. Menjëherë është bërë shoqërimi i disa personave të dyshuar dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorive, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia

/ZËRI

Poll

MOS HUMB