Politikë

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve/ Kryeministri Rama mbërrin në Paris, pritet nga presidenti Macron (VIDEO)

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamjë nga vizita, teksa është pritur nga presidenti Macron, duke bërë të ditur se vizita zhvillohet në kuadër të mbështetjes për Ukrainën dhenë prag të Paradës së Madhe Ushtarake të 14 Korrikut, që shënon Festën Kombëtare të Francës.

zh.ll
Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve/ Kryeministri Rama mbërrin
macron-rama

FRANCË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve (Coalition of the ëilling), me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamjë nga vizita, teksa është pritur nga presidenti Macron, duke bërë të ditur se vizita zhvillohet në kuadër të mbështetjes për Ukrainën dhenë prag të Paradës së Madhe Ushtarake të 14 Korrikut, që shënon Festën Kombëtare të Francës.

“Paris, Francë – Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve, në mbështetje të Ukrainës dhe në vigjilje të Paradës së Madhe Ushtarake të 14 Korrikut”, shkruan Rama.

Samiti ka mbledhur liderë shtetesh dhe qeverish, së bashku me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.

Sakaq, më 14 korrik 2026, po me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës./ZËRI

Poll

MOS HUMB