Politikë

Berisha thërret Këshillin Kombëtar të shtunën! Ftesë Bardhit për t'u bashkuar në riorganizimin e partisë

Ndërkohë raportohet se Kryesia i ka bërë një ftesë kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe deputetëve që e mbështesin që të bëhen pjesë e riorganizimit të partisë.

E.K
Berisha thërret Këshillin Kombëtar të shtunën!
Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike do të thërrasë Këshillin Kombëtar të shtunën. Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së PD, e cila vijon ende. Mbledhja e Këshillit Kombëtar do të mbahet në orën 12:00. Ndërkohë raportohet se Kryesia i ka bërë një ftesë kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe deputetëve që e mbështesin që të bëhen pjesë e riorganizimit të partisë.

Ky riorganizim do të drejtohet nga katër koordinatorë, ndërsa do të ndahet në katër rajone kryesore. Ky process vjen në një kohë që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pritet të arrestojë kryedemokratin Sali Berisha.

Nuk dihet ende se si do të procedohet me mbledhjen e Këshillit Kombëtar, nëse ditën e nesërme SPAK dërgon në Gjykatën e Posaçme kërkesën për arrestimin e Sali Berishës.

Sali Berisha dyshohet për akuzën e korrupsionit pasiv, që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Për shkak të moshës së tij të thyer, SPAK pritet që ti kërkojë GJKKO masën e sigurisë arrest shtëpie për liderin historik të demokratëve, i cili nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga drejtimi i partisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB