Politikë

Rikthehet normaliteti, mblidhet Komisioni i Ligjeve, Alibeaj 'zgjedh' bojkotin

Për herë të parë që nga tetori, një mbledhje komisioni po zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ndryshe nga ato që janë mbajtur online për më shumë se 5 muaj.

k.m.
Rikthehet normaliteti, mblidhet Komisioni i Ligjeve, Alibeaj 'zgjedh'
Pamje nga Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Marrëveshja mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste i ka dhënë sot "frytet e saj". Për herë të parë që nga tetori, një mbledhje komisioni po zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ndryshe nga ato që janë mbajtur online për më shumë se 5 muaj. Por si shenjë 'proteste', në takimin e sotëm, mungon deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Dhurata Çupi: Edhe opozita e përshëndet kthimin në normalitet. Ka 6 muaj që ishin në shina të paligjshmërisë. Sot jemi ne në opozitë, nesër mund të jeni ju në opozitë. Ishalla sa më shpejt se do ishte në të mirën e vendit. Do t'i bënit një shërbim të madh vendit që të kalonit në opozitë. Këtu jemi opozitë sot, duhet të garantohen të drejtat e opozitës. Qytetarët na kanë votuar që të punojmë për ta, në interesat e tyre.

Poll

MOS HUMB