Politikë

Takimi i KiE, Rama: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë- Serbi të jetë pjesë përbërëse e anëtarësimit në BE

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE

E.K
Takimi i KiE, Rama: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë- Serbi të
Rama dhe Vucic ne Tirane

TIRANË- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar mbi ecurinë e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, në kuadër të marrëveshjes që u nënshkrua mes dy vendeve, për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Sipas Ramës. takimi i Këshillit Europian po afron dhe Marrëveshja së bashku me Aneksin e Zbatimit “duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE”.

“Ndërsa i afrohemi takimit të Këshillit Evropian të 21 marsit, është thelbësore të kujtojmë se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor. Nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes që është ligjërisht e detyrueshme.

Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-në. Dhe status quo-ja e këtij çelësi strategjik për një fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben vetë sigurisë së Evropës”, shkruan kryeministri Rama në Twitter.

Së fundi marrëdhënia mes Serbisë dhe Kosovës ka njohur hapa pas, për shkak të vendimit për heqjen nga tregu të dinarit serb. Ky vendim i Albin Kurtit është pritur me kritika dhe nga komuniteti ndërkombëtar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB