Politikë

Richard Grenell; Agjenti sekret i Trump, pritet të jetë sekretari i ri i shtetit

Politikanët si Mike Pompeo dhe John Bolton, të cilët ngulën gurët e themelit në politikën e jashtme të SHBA-së gjatë presidencës së Trump, tani janë larguar, ndaj edhe nuk dihet se kë mund të ketë në krah 77-vjeçari Trump si sekretarë të shtetit dhe të mbrojtjes nëse rizgjidhet.

k.m.
Richard Grenell; Agjenti sekret i Trump, pritet të jetë sekretari i ri
Richard Grenell

ATHINË- Çfarë drejtimi do të marrë politika e jashtme e SHBA-së nën drejtimin e Trump nëse ai rizgjidhet në presidencë nëntorin e ardhshëm? Pyetja dominon analizat, me një sy në të gjitha frontet e hapura të skenës ndërkombëtare, nga Europa e NATO-s në Ukrainë dhe nga Gaza në Kinë dhe Amerikën Latine.

Politikanët si Mike Pompeo dhe John Bolton, të cilët ngulën gurët e themelit në politikën e jashtme të SHBA-së gjatë presidencës së Trump, tani janë larguar, ndaj edhe nuk dihet se kë mund të ketë në krah 77-vjeçari Trump si sekretarë të shtetit dhe të mbrojtjes nëse rizgjidhet. Ndaj aktualisht ka vetëm skenarë hipotetikë. Megjithatë, sipas asaj që raporton Washington Post në një artikull të gjatë, mendohet se më i mundshmi është një person në rrethin e ngushtë të Trump, i cili punon prej muajsh si "sekretar shteti në hije" duke krijuar kontakte me grupe "politikisht ekstreme" jashtë kufijve amerikanë. 

Nga Amerika Qendrore në Evropën Lindore dhe më gjerë, Grenell ka vepruar si sekretar shteti në hije, duke u takuar me liderë të ekstremit të djathtë duke u zotuar për mbështetjen e tyre ndaj Trump. Nuk është e zakonshme që një ish-zyrtar, tashmë qytetar i thjeshtë dhe jo diplomat karriere, të vazhdojë të ketë kontakte me liderë të huaj duke promovuar axhendën e një kandidati për president.

Sipas Washington Post, lëvizjet e Grenellit në skenën ndërkombëtare "kanë alarmuar thellësisht zyrtarët e sigurisë kombëtare dhe diplomatët, të cilët kanë vënë alarmin se ai po inkurajon aktorë të këqij dhe po rrezikon interesat e SHBA në mënyrë që t'i shërbejë agjendës personale të Trump. Vlen të theksohet se vetë Trump e kishte paraqitur Grenellin si “të dërguarin” e tij jashtë vendit, duke përdorur shprehjen “i dërguari im”.

Sipas asaj që është raportuar nga djali i Trump, Donald Trump Jr., 57-vjeçari Grenell tashmë është “i preferuari” për postin e Sekretarit të Shtetit amerikan.

Sipas ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton, Grenell është "i përkushtuar" ndaj Trump dhe për këtë arsye me të vërtetë ka të ngjarë të marrë këtë post, apo dhe një tjetër po aq të lartë. Sipas Washington Post, Richard Grenell ka pasur kontakte në periudhën e kaluar në Guatemalë, por edhe në Ballkan, kryesisht në Serbi nga autoritetet e së cilës madje është nderuar me një medalje në vitin 2023. Gjatë presidencës së Trump, ai nuk ishte vetëm ambasadori i SHBA-së në Berlin por edhe i dërguari special i presidentit amerikan për negociatat e paqes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Gjithashtu, përpara se të bashkohej me administratën Trump, ai kishte krijuar një kompani konsulence, Capitol Media Partners, e cila kishte si klient, ndër të tjera, edhe qeverinë e kryeministrit hungarez Viktor Orbán. Tani Grenell po futet më shumë në familje.

Jared Kushner, dhëndri i Trump, aktualisht po zhvillon biznes në Ballkan përmes kompanisë Affinity Partners, duke promovuar zbatimin e projekteve të ndërtimit luksoz që arrijnë në rreth 1 miliard dollarë në brigjet e Shqipërisë dhe në Beograd. Por në bashkëpunim me Grenell.

“Vitin e kaluar, ndërsa Turqia kërcënoi rrugën e Suedisë drejt anëtarësimit në NATO, Grenell u përpoq të ndërmjetësonte duke organizuar një takim midis Trump dhe Erdogan,”- shkruan redaktorët e Washington Post, duke cituar burime pranë Trumpit. Sipas këtyre burimeve, takimi Trump- Erdogan mund të zhvillohej në Nju Jork më 12 shtator 2023, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por kjo nuk ndodhi pasi pala turke u tërhoq.

"Rastësisht", vetëm pak muaj më parë, në maj 2023, Grenell, i cili gjithashtu shquhet si një kritik i madh i NATO-s, kishte lavdëruar Erdoganin në një podcast, duke pretenduar se disa njerëz "djallëzojnë padrejtësisht"presidentin turk ndërsa gjithçka që ai bën është mbrojtja që i ofron Turqisë.../ZËRI

Marrë nga Kathimerini

Poll

MOS HUMB