Politikë

Bardhi kërkoi çregjistrimin e Bashës si kryetar, Gjykata e Tiranës shtyn seancën për më 30 prill

Pas kërkesës së Gazment Bardhi, sot në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca për çregjistrimin e Bashës, por vendimi u shty për në fund të muajit.

k.m.
Bardhi kërkoi çregjistrimin e Bashës si kryetar, Gjykata e
Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha

TIRANË- Është shtyrë për në datën 30 prill seanca për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kreu i Partisë Demokratike. Pas kërkesës së Gazment Bardhi, sot në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca për çregjistrimin e Bashës, por vendimi u shty për në fund të muajit, pasi ende nuk është administruar vendimi i Gjykatës së Lartë. Këta të fundit e kanë kthyer çështjen në Apel për të vendosur se kujt i takon vula dhe logoja e PD-së. 

Pas seancës, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi tha se kërkesa për çregjistrimin e Bashës si kryetar është jolegjitime.

“Përfaqësimi i organeve të partisë ndaj të tretëve bëhet nga kryetari i Partisë. Asnjë organ tjetër, përfshirë këtu edhe Kuvendin Kombëtar nuk mund të përfaqësojë partinë ndaj të tretëve. Këto organe kanë tagrin e rizgjedhje së kryetarit të ri, por jo të marrjes së tagrave të kryetarit. Në këto kushte, vakanca nuk zgjidhet duke i kaluar tagrat organit kolegjial, por zgjidhet duke zgjedhur kryetarin e ri të partisë,”- tha Rezart Thupi. Por nga ana  tjetër, përfaqësuesi i Rithemelimit, Marash Logu, theksoi se Lulzim Basha nuk është kryetari i Partisë Demokratike me vendim të Këshillit Kombëtar. 

“Këshilli Kombëtar ka adresuar çështjen që të fshihet emri i Lulzim Bashës dhe të pasqyrohet ai realitet që sot të gjithë e njohim, që Basha nuk është në kryetar i PD-së. Lulzim Basha nuk është kryetar i PD dhe nuk mundet që drejtimi i PD, legjitimitet i forcës opozitare në vend, të varet nga një vërtetim që merret me 200 lekë. Kjo është një çështje absurdi. Ndaj zoti Bardhi kërkoi që emri i Bashës të fshihej si kryetar i PD. Lulzim Basha nuk është më kryetar i PD”, tha ai.

Ndërkohë seanca e radhës është vendosur të mbahet më 30 prill në orën 11:00, periudhë që vendimi i vulës të jetë marrë. Lidhur me vendimin që ende nuk është marrë, Bardhi është shprehur se kanë ndjekur të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e vendimit të Këshillit. Ndërsa Basha nga ana tjetër u shpreh se kurrë nuk e ka dhënë dorëheqjen "de jure". Kështu e cilësoi veten kryetar të demokratëve. Tani fjalën e fundit e ka drejtësia./ZËRI

Poll

MOS HUMB