Politikë

Rezoluta për Kosovën/ Rama s'merr pjesë në votim

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Rama ka futur ngritjen e Komisioneve Hetimore si rend dite, tinëzisht, në fund të seancës.

D.XH
Rezoluta për Kosovën/ Rama s'merr pjesë në votim
Kuvendi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka marrë pjesë në votimin e rezolutës së përbashkët që dënon sulmin terrorist 24 shtatorit në Veri të Kosovës.

Për mungesën e Edi Ramës në parlament, reagoi edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi. Bardhi theksoi se mungesa e kryeministrit në seancë, shfaq qartë nervozizmin e tij për unifikimin e qëndrimit të Shqipërisë me atë të Kosovës, për ngjarjet e 24 shtatorit.

"Nervozizmi i Edi Ramës për unifikimim e qëndrimit të Shqipërisë me atë të Kosovës, nuk u shfaq vetëm me mungesën e tij skandaloze në votimin për Rezolutën për dënimin e Serbisë, por edhe nga sjellja e paprecedentë e Kryetares së Kuvendit në fund të seancës së sotme të posaçme”, deklaroi Bardhi.

Bardhi akuzoi gjithashtu Ramën, se me mungesën e tij e me urdhra, ka marrë peng Reformën Zgjedhore dhe ka rrëzuar Komisionet Hetimore, të kërkuara nga opozita.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi drejtpërdrejtë Edi Ramën, se ka përdorur kryeparlamentaren Lindita Nikolla, që tinëzisht, të fusë në rend dite, çështjen e ngritjes së Komisioneve Hetimore, në fund të seancës parlamentare.

Ngritja e Komisioneve Hetimore për TIMS dhe për koncesionet në Shëndetësi u fut në rend dite vetëm në fund të seancës, ku me 70 vota kundër, u rrëzuan nga maxhoranca./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB