Politikë

Miratohet me 101 vota pro rezoluta për Kosovën, një abstenim

Të pranishëm në Kuvend ishin 106 deputetë. 

E.K
Miratohet me 101 vota pro rezoluta për Kosovën, një abstenim
Kuvendi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar këtë të renjte me 101 vota pro rezolutën e përbashkët që dënon sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, në Veri të Kosovës. Asnjë votë nuk ishte kundër, ndërsa vetëm deputeti Kreshnik Çollaku zgjodhi që të abstenonte pasi pikat e kërkuara prej tij (3 amendamende) nuk u futën në rezolutë. 

Miratohet me 101 vota pro rezoluta për Kosovën, një abstenim

4 deputetë të Lulzim Bashës nuk votuan. Bëhet fjalë për: Arbi Agalliu, Eralda Bane, Orjola Pampuri dhe Enkelejd Alibeaj. Gjithsej, të pranishëm në Kuvend ishin 106 deputetë, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në votim./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB