Politikë

Reformë në plazhe! Rama: Vitin tjetër leje për shfrytëzimin e detit vetëm për hotelet, pjesa tjetër do menaxhohet nga bashkitë

Rama tha se bashkitë do të bëjnë menaxhimin e plazheve, duke mbajtur çmimet brenda një tavani të përballueshëm ekonomik

E.K
Reformë në plazhe! Rama: Vitin tjetër leje për
edi rama

TIRANË- Në mbyllje të sezonit turistik të verës, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një reformë në menaxhimin e bregdetit vitin e ardhshëm, për të shmangur abuzimin me hapësirat publike, por edhe me çmimet.

Në një podcast që ka zhvilluar në rrjetet e tij sociale, Rama u shpreh se numri i turistëve këtë vit ka qenë më i lartë krahasuar me një vit më parë, po sipas tij pamjet e çadrave bosh, lidheshin me shtimin e tyre nga ana e biznesmenëve që kanë marrë në shfrytëzim vijën bregdetare. Ndërkohë që Rama vlerësoi dhe numrin e turistëve në Tiranë, një gjë që sipas tij ishte e pamendueshme disa vite më parë.

“Këtë vit numrat janë shumë më të mëdhenj se vjet, por duke qenë se nga një anë u turrën të gjithë dynjaja e shezllone dhe e plazheve të shtronte shezllone pafundësisht, të shkonte nëpër plazhe që deri dje nuk ishin të përdorur, të vinte dhe atje shezllone e çadra e ndërkohë dynjaja e shërbimit të hapte bara e rostorante, masa që shkoi në zonën e plazhit u fragmentua. Ndërkohë që pjesa dërrmuese e atij volumi u shpërndanë kudo.

Tirana është bërë bazë turistike shumë e fuqishme, e paimagjinueshme deri para disa vitesh më përpara kur në Tiranë gushti nuk kishte këmbë njeriu. Por zonat e thella e malet janë plot, plot. Të vijë dita që Aeroporti i Tiranës të bëjë 245 fluturime. Erdhi momenti i shpërthimit”, u shpreh Rama. Kryeministri vijoi më tej duke thënë se vitin e ardhshëm do të jepen leje për shfrytëzimin e plazhit, vetëm për hotelet, dhe pjesa tjetër do të menaxhohet nga bashkitë, duke vendosur një çmim tavan, i cili të jetë i përballueshëm nga ana e qytetarëve, duke shmangur kështu abuzimet.

"Përveçse atyre që kanë hotele, nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardh një individ, një person juridik apo fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu do të vë beach bar e do të vë shezllone. Mund të bësh beach bar por nuk ke shezllone. Mund të kesh restorant por nuk ke shezllone. Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe shijimi i plazhit mes atyre krevateve të ngjitur me njëri tjetrin është e pamundur.

Nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vësh 200 shezllone e të marrësh popull aty e ti detyrosh të paguajnë. Do të vësh shezllone për aq sa ke kapacitet! Natyrisht jo një për dhomë, dhe do të lësh distancë nga shezlloni në shezllon.

Nuk mund ti çosh shezllonet deri në breg, që njerëzit kur duan të kalojnë në breg ta kenë të pamundur ose të biejnë me not ose të dalin nga rruga e të mallkojnë veten që erdhen në plazhë. Kështu do të krijojmë një fashë atë që kemi thënë të hapësirës publike në vijën e ujit e ti do të tërhiqesh prapë”, u shpreh Rama, ndërsa pëcaktoi dhe rolin e bashkive. Rama tha se qytetarët që duan të shkojnë në plazh me çadrën e tyre, do të jenë të detyruar që të paguajnë një vlerë minimale, e cila do të vihet në dispozicion për pastrimin.

"Do ta fillojmë me bashkitë, që bashkitë të marrin hapësira e të vendosin çadra. Aty ku është e arsyeshme, dhe do të ketë një çmim të detyruar por tavan për çmimin e shezllonëve. Është e rëndësishme që dy pensionistë të kenë mundësi të shkojnë në Vlorë, Velipojë, apo Shëngjin të shkojnë e të rrinë me një çmim shumë të arsyeshëm. Të kenë mundësi njerëzit të rrinë me çadrat e tyre, dhe ata të paguajnë një shumë minimale se duhet pastruar ai plazhi. Duhet çliruar komplet ajo mushkëri e detit dhe e rërës nga të gjithë insektet që e sulmuan rëndë këtë vit. Të gjitha këto, dhe të tjera e të tjera do të sjellin rritjen cilësore, që natyrisht do të bëhet shumë domethënëse kur këto investime të mëdha që janë rrugës të shqiptarëve, amerikanëve, arabëve, europianëve të fillojnë të hapin dyert për të dhënë shërbimin e nivelit më të lartë. Të gjitha nivelet e popullsisë duhet të kenë korsinë e tyre por nuk mund të shkohet në ekstrem, as në njërën as në tjetrën. Nuk mund ti mbyllim derën e turistëve me çantë në krah por duhet të kombinojmë shumë gjëra" tha Rama.      

Poll

MOS HUMB