Politikë

'Çmimi i referencës' në Kushtetuese/ Ndërtuesit: Na ulen fitimet. Qeveria: Rrisni artificialisht çmimet

Padia është depozituar në Gjykatë Kushtetuese nga Shoqata e Ndërtuesëve të Shqipërisë, të cilët kërkojnë shfuqizimin e vendimit të vitit 2023. Kjo pasi, sipas tyre, vendimi nuk është ligjor dhe u rrit taksat, e po ashtu u ul vitimet.

k.m.
'Çmimi i referencës' në Kushtetuese/ Ndërtuesit:
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e procesit gjyqësor për rritjen e çmimit të referencës për pronat në Tiranë. Padia është depozituar në Gjykatë Kushtetuese nga Shoqata e Ndërtuesëve të Shqipërisë, të cilët kërkojnë shfuqizimin e vendimit të vitit 2023. Kjo pasi, sipas tyre, vendimi nuk është ligjor dhe u rrit taksat, e po ashtu u ul vitimet. Avokati i shoqatës, Ervin Metani tha në seancë se ligji ka fuqi prapavepruese.

“Ndërtuesit kur aplikojnë për një leje ndërtimi bëjnë një plan biznesi ku parashikohen kosto dhe shpenzime, përfshirë taksat dh e fitimet. Por me këtë ligj, fitimi do të cënohet ndjeshëm nga rritja e taksave. E para që shtohet është taksa 8% e infrastrukturës, tek taksa 15% tek kalimi i pronësisë. Por ndikon edhe tek 3% i sipërfaqes ndërtimore për strehim social. Të luftohet edhe informaliteti sepse nuk bën sens që rritja e taksave të luftojë informalitetin."

Po ashtu, kanë ngritur pikëpyetjet edhe lidhur me mënyrën sesi do të veprojnë me kontratat e porosive.

"Një ndërtues mund të ketë lidhur kontratë 3 vjet më parë. Çfarë takse do paguajmë ne, sipas VKM-së së re, apo të vjetër. Ndërtuesi nuk e rrit dot çmimin, sepse kontrata është lidhur tashmë. Nuk i themi dot na janë rritur taksat. Kështu që edhe në këtë rast barra bie mbi ndërtuesin."

Një tjetër problem i ngritur nga kryetari i Shoqatës, Erjon Harizi ishte kostoka e ndërtimit, që sipas tij ishte 3-fishuar. Në fjalën e tij, ai korrigjoi përllogariten e bërë nga Enti i Banesave që e llogarit 25 mijë lekë për metër katror, kur sipas Harizit është 70 mijë.

Ndërkohë nga ana tjetër, pala e paditur ‘Këshilli i Ministrave’, hodhi poshtë pretendimet e ndërtuesëve duke shtuar se rishikimi i referencave u bë për të përafruar vlerat reale me çmimet e tregut. Sipas tyre, ndryshimi i vlerës së taksimit sjell efekte vetëm për të ardhmen.

Gjithashtu, shtuan se ndërtuesit po rrisin artificialisht çmimet për të abuzuar me vlerat që deklarojnë në kontratat e shitjes.

“Ne jetojmë këtu dhe e dimë se çfarë ndodh në Tiranë, çmimet janë rritur ne e dimë. Nëse ne themi që nuk janë rritur por është një flluskë, ndoshta është. Po kur kjo të shfryhet qeveria do të ulë çmimet referencë. Ndërtuesit përgjithësisht i ndërtojnë në emrin e tyre ndërtimet. Për të mbajtur çmimet në nivelet më të larta të mundshme pasi duan të maksimizojnë fitimet, fenomen që po e studiojmë për rritjen artificiale të çmimeve në tiranë. Kam sjellë kontratat e shitjes nga anëtarët e bordit të shoqatës, ku 90% e shitjeve janë me çmim referencë. Ose ne qëllojmë në kokë dhe vendosim çmimet sa është tregu, ose ka një problem,”- tha Herald Jonuzaj përfaqësues i qeverisë.

Seanca e radhës për këtë çështje do merret më 7 tetor, e deri atëherë, Kushtetuesja u la kohë ndërtuesve të sillnin prova se si dëmtoheshin nga Vendimi i Këshillit të Ministrave. Në vitin 2013, qeveria shqiptare rriti çmimin e referencës së apartamenteve në 32 zonat kadastrale të Tiranës. Formula e re e miratuar në vitin 2018 parashikon që taksa e pronës për familjarët do të jetë sa 0,05 % e vlerës së apartamentit.

Sipas të dhënave të përditësuara për zonat kadastrale, Unaza e Re është zona që ka pësuar rritjen më të madhe të çmimit të referencës me 76%. Në 2018, pasuritë e paluajtshme në këtë zonë vlerësoheshin me vlerën 65.000 lekë/metër katror, ndërsa aktualisht vlera është rritur me 76%, duke shkuar 114.300 lekë për metër katror. Zona e ish-Bllokut (Z. 5/1) vijon të jetë zona më e shtrenjta në kryeqytet, ku një metër katror vlerësohet me 228.400 lekë për metër katror. Në vitin 2018, çmimi i referencës ishte 20% më e ulët, 190.000 lekë për metër katror. Sipas përllogaritjeve, rritja mesatare e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të kryeqytetit llogaritet rreth 29,600 lekë për metër katror./ZËRI

Poll

MOS HUMB