
TIRANË- Klotilda Bushka po lexon raportin e Partisë Socaliste për fatin e mandatin e deputetes Olta Xhaçka, i cili do të votohet sot në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Por teksa ajo mban fjalën e saj në sallën e Kuvendit, deputetët e opozitës kanë nisur që të protestojnë nga vendi duke qëlluar tavolinën e grusht dhe duke bërtitur drejt saj. Më 'aktivët' ishin deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka. Për të qetësuar situatën, ka ndërhyrë edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, por nuk ia ka dalë.
DEBATI NË KUVEND:
Bardhi dhe Noka: Turp, turp, turp!
Nikolla: Turp është kjo që po bëni ju në fakt.
Bushka: E mo bjerini tavolinave sa të doni. Nuk na shantazhoni, punë do ta bëjmë, nuk pyesim fare nga frika juaj./ZËRI