Politikë

Raporti i Kongresit Amerikan/ Kryeministri Rama qëndroi 2 netë në hotelin e Donald Trump

Ky raport i përgatitur nga anëtarët demokratë të Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA i ka cilësuar pagesat si ‘përpjekje për të ndikuar’ tek presidenti Trump

B.S
Raporti i Kongresit Amerikan/ Kryeministri Rama qëndroi 2 netë në
Charles McGonigal, Donald Trump, Edi Rama

SHBA-Kongresi amerikan ka publikuar së fundmi një raport prej 156 faqesh të titulluar ‘Shtëpia e Bardhë në shitje’ ku raportohen fakte se kryeministri shqiptar Edi Rama së bashku me disa këshilltarë dhe një ish-ministër të tij kanë shpenzuar rreth 6 mijë dollarë për të qëndruar disa netë në një nga hotelet e Donald Trump, asokohe president i SHBA-ve.

Ky raport i përgatitur nga anëtarët demokratë të Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA i ka cilësuar pagesat si ‘përpjekje për të ndikuar’ tek presidenti Trump, ndërsa detajon shpenzimet e zyrtarëve të huaj në favor të bizneseve të presidentit Trump, në një total prej 8.7 milionë USD.

“Departamenti i Drejtësisë [në SHBA] përcaktoi se zoti Charles McGonigal kishte udhëtuar më parë në Shqipëri për të takuar zotin Rama disa herë dhe, deri në takimin e 4 marsit, zoti McGonigal kishte marrë 225 mijë USD në pagesa cash nga zoti Agim Neza. Gjithashtu, pretendohet se zoti McGonigal kishte kaluar informacione potencialisht dëmtuese rreth zotit Muzin—lobisti amerikan për kundërshtarin kryesor të zotit Rama—nga zyra e zotit Rama tek zyrtarë të tjerët në SHBA,” shkruhet ndër të tjera në raport.

Sipas prokurorëve federalë në SHBA, Edi Rama ka darkuar me Charles McGonigal dhe Agron Nezën me 4 mars 2018 në hotelin Trump në Uashington. McGonigal është deklaruar fajtor për fshehjen e aktivitetit të tij në favor të kryeministrit shqiptar.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi ta frekuentonte hotelin ndërkombëtar Trump në Uashington, gjatë vizitës së tij në Mars 2018. Gjatë dy netëve, Rama dhe ndihmësit e tij shpenzuan 3,474 USD në hotel. Ata qëndruan në të njëjtin kat me Agron Nezën. Nuk ka asnjë të dhënë që McGonigal të ketë qëndruar në Hotelin Ndërkombëtar Trump gjatë kësaj periudhe.

Ndërsa, Dorjan Duçka, një tjetër këshilltar i Ramës i përfolur në çështjen McGonigal, rezervoi katër dhoma gjatë dy netëve në Hotelin Ndërkombëtar Trump në Uashington, më 18 dhe 19 Janar 2018, me një kosto prej 1,503 USD.

Të dhënat e siguruara nga kongresmenët e SHBA, tregojnë gjithashtu se ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka qëndruar gjithashtu në Hotelin Ndërkombëtar Trump në Uashington nga 24 qershor deri më 26 qershor 2018, duke shpenzuar 1,025.66 USD.

Përveç qeveritarëve shqiptarë, edhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe këshilltarët e tij kanë shpenzuar gati 5 mijë USD në Hotelin Ndërkombëtar Trump në Uashington. /Zëri

Poll

MOS HUMB