Politikë

Rama takon Melonin në Itali, detaji që ra në sy tek kryeministrja italiane

Më pas takimi është pasuar nga biseda e tyre “Kokë më kokë”. Raportohet se në fokus të bisedës mes dy liderve kanë qenë marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve dhe investimet.

E.K
Rama takon Melonin në Itali, detaji që ra në sy tek kryeministrja
Edi Rama dhe Georgia Meloni

ITALI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të mërkurë një vizitë zyrtare në Itali, ku është pritur me një ceremoni shtetërore nga homologia Georgia Meloni. Mësohet se dy kryeministrat kanë zhvilluar fillimisht një takim mes dy delegacioneve.

Më pas takimi është pasuar nga biseda e tyre “Kokë më kokë”. Raportohet se në fokus të bisedës mes dy liderve kanë qenë marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve dhe investimet.

Po ashtu, biseda është përqëndruar dhe mbi mundësitë e investimit që ofron Shqipëria në shumë sektorë potenciale, si energjia, infrastruktura, bujqësia, e veçanërisht turizmi, i cili këtë vit shënoi një rekord të vërtetë rritjeje, duke u kthyer në një nga fushat më atraktive për investime.

Gjatë takimit ajo që ra në sy ishte veshja e kryeministres italiane. Ajo kishte veshur një këmishë rozë të ndezur dhe pantollona të zeza, veshje që përgjante me flamurin shqiptar.

Rama takon Melonin në Itali, detaji që ra në sy tek kryeministrja

Rama takon Melonin në Itali, detaji që ra në sy tek kryeministrja

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me zgjedhje të rastësishme apo për një detaj që Meloni ka zgjedhur ta ketë në pritjen shtetërore të Ramës.

Më herët gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani. Pas takimit "kokë më kokë" ata zhvilluan dhe një konferencë të përbashkët për mediat. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se është drejt përfundimit marrëveshja për njohjet e pensioneve me Italinë, nga e cila pritet që të përfitojnë qindra mijëra shqiptarë.

Ndërkohë në Itali ndodhet dhe Presidenti Bajram Begaj. Ky i fundit po merr pjesë në funeralin shtetëror në nder të ish-Presidentit të Italisë Giorgio Napoletano, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 98-vjeçare./Zëri 

Poll

MOS HUMB