Politikë

'Vlora më ka mëzitur me çmimet'/ Rama vendos objektivat për mandatin e katërt! Dua fitore shembullore!

Sa i përket turizmit Rama u shpreh se do e çojnë në 20 milionë edhe numrin e turistëve të huaj.

k.m.

'Vlora më ka mëzitur me çmimet'/ Rama vendos

TIRANË-Partia Socialiste ka mbledhur sot Kongresin. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi figura të reja dhe për një skuadër të re deputetësh me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 2025 për një mandat të katërt të qeverisë. Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se në mandatin e katërt do i përmbushin të gjitha premtimet dhe investimet e nisura do përfundojnë. Sa i përket turizmit Rama u shpreh se do e çojnë në 20 milionë edhe numrin e turistëve të huaj.

Edi Rama: Unë dua që në zgjedhjet e radhës PS të marrë notën 10 me rezultatin më spektakoolar. Me ata që i kemi përballë...në letër i kemi përballë, por në realitet ku janë? Ne ata i kemi mbrapa. Nuk është ky thelbi, por një fitore politikisht e madhe në raport me vetëveten. Dua që PS që do të dalë në shesh të jetë pasqyra ku shqiptarët të shohin veten, shpresën, ambicien, fuqinë. Në mandatin e katër do e çojmë deri në fund atë që kemi nisur: Korridorin blu, korridorin e 8, e me radhë të gjitha të tjerat. Do ta bëjmë edhe pistën e garave të F1 në Elbasan. Do e hapim edhe aeroportin e Vlorës. Do të hapim deri në fund portin e Durrësit, gara shpallet këto ditë. Do e shkojmë në 20 milionë edhe numrin e turistëve të huaj. Do i bëjmë këto! Në mandatin e katërt dua që te kemi Samitin e NATO-s për vitin 2027. Do i garantojmë se nuk do i çojmë në Vlorë për të ngrënë. Nuk po i bëj anti-reklamë se e dua shumë, por më kanë mërzitur me ato çmime. Kemi nisur të punojmë për rishikimin e pensioneve. Të të gjithë gjyshërve dhe gjysheve të këtij vendi. Nuk mund të vazhdojnë më me atë pension. Ajo më e madhja që është sot e hapur është gropa e deficitit të skemës së pensioneve. Ne do të marrim një mandat të katërt shembullor me të cilin do të adresojmë çështjen e pensioneve. Kthesën në luftën kundër korrupsionit e solli në jetë PS dhe bëri historinë me vite dhe iniciativa. Nuk ra nga qielli. Ka qenë një bindje që ne na takon të mendojmë për kohën që ikën. Këta vrasin kohën, shpresën, mundësinë. Nuk ka rëndësi që të jemi në opozitë, por të bëjmë oferta sepse kërkojnë kohë. Por me kë të flisje? Negociata me murin! Prandaj sot është për të vënë duart në kokë që vihet në diskutim dhe nuk po flas për ata që ishin pengesë por për njerëz që përgjigjen të jenë seriozë. Flasin çudira për këtë projekt. Nuk i kushtoj sekonda atyre që thonë "duan të vënë nën kontroll SPAK-un", janë skeçe shumë të trasha. Ore hapeni dhe përgjigjeni ta lexoni raportin e skanimit të thelluar të BE. Aty janë faktet për sa është luftuar dhe si është luftuar korrupsioni.

PJESË NGA FJALA E PLOTË E RAMËS:

Unë dua që në betejën e 10, të radhës, Partia Socialiste të marri notën 10 me rezultatin më spektakolar të periudhës së dremitim tim. Dua që zgjedhjet e pranverës së ardhshme të jenë jo një fitore kuptimplotë e partisë Socialistët artimetikisht, me ata që, se është dhe hall i madh kur thua i kemi përball, po ku i kemi përballë ata? Ne ata i kemi mbrapa. Në letër i kemi përballë, por në realitet, ku janë?

Nuk është ky thelbi! Thelbi është një fitore politikisht e madhe, në raport me vetveten. Unë dua që Partia Socialistë që do dalë në sheshin e betejës elektorale vitin e ardhshëm, të jetë më shumë se asnjëherë më parë pasqyra ku shqiptarët të shikojnë veten, shpresën, ambicien, fuqinë e madhe  që ne duhet të mobilizojmë për ta ngjitur Shqipërinë në atë majën e bukur të 2030 të cilën e kemi parë nga shumë larg në 2013 e tani e shohim dhe pikërisht se kemi arritur ta shohim nga më afër, jemi edhe në gjendje të arrijmë e ta prekim. Në mandatin e katërt, ne do ti çojmë deri në fund të gjitha ato që i kemi thënë e i kemi nisur.

Korridorin Blu, i cili do të jetë i gjithi si aksi Thumanë - Kashar nga Murriqani deri në Kakavijë.

Korridorin e Tetë, që po merr formë aktualisht në një pjesë të tij në zonën Elbasan - Pogradec, e me rradhë të gjitha të tjerat se po t’i numërojmë punët e nisura, kantieret e hapura, financimet e gjetura e të vëna në dispozicion që presin garat, do duhet të rrimë deri nesër për t’i numëruar.

Do ta bëjmë, meqë përmenda Elbasanin, brenda mandatit të katërt edhe pistën e garave të Formua 1 në Elbasan dhe do ta fusim Shqipërinë edhe në klubin prestigjioz të shteteve organizatore të Formula 1, me 1 miliard shikues në një ditë të diele.

Do të hapim vitin e ardhshëm edhe aeroportin ndërkombëtar të Vlorës. Do t’jua sjellim vlonjatëve turistët edhe me avion, që tua vënë çmimin e taksisë nga aeroporti në Vlorë, më shumë se çmimin e biletës nga Londra në Vlorë. Nuk ke çfarë i bën, ne shkojmë vetëm përpara, vlonjatët shkojnë edhe më përpara, e prandaj nganjëherë ngelen edhe thonë, orë ku vajtët?

Do të hapim deri në fund të mandatit të katërt fizikisht edhe portin e ri tregtar dhe ushtarak të Durrësit, ndërtimi i të cilit nis këtë mandat. Gara shpallet këto ditë,  kantieri do të hapet këtë mandat.

Do ta çojmë në 20 milionë dhe numrin e turistëve të huaj. Do ta bëjmë dhe Shqipërinë eksportuese neto të energjisë, duke i dhënë sigurinë e plotë energjitike si një vend që nuk ka më nevojë të shtrijë dorën askund për të blerë energji, sepse jo vetëm e prodhon vetë, por kur ka më shumë se sa i nevojitet, nuk e derdh më nëpër fusha, por e eksporton. Do ti bëjmë këto.

Shqipëria u zgjodh vend mikpritës i komunitetit politik europian, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, brenda mandatit. Pas samitit të parë të liderëve të BE në Tiranë, një vit e gjysmë më parë, do mik presim po këtu në kryeqytetin tonë liderët e gjithë kontinentit. Kush tjetër mund ta vendoste Shqipërinë në hartë si një vend i besuar, i respektuar, i sigurtë, tërheqës, qoftë për qytetarët e mbarë botës, por qoftë dhe për udhëheqësit e botës demokratike.

Po unë ngaqë nuk kënaqem kurrë me ato çfarë arrijmë, se ajo që arriti, arriti, iku, shko vetëm përpara, dua që të vendosim qershinë mbi tortë në mandatin katërt e të kemi në Tiranë samitin e NATO-s. E kemi vënë kandidaturën për vitin 2027 dhe nuk do ti ndahemi, do t’i qepemi që t’i bindim që nuk ka më mirë se Shqipëria. Do tu garantojmë që nuk do ti çojmë në Vlorë për të ngrënë, se nuk po i bëj antireklamë Vlorës se gatuajnë shumë mirë, por më kanë mërzitur shumë me ato çmimet.

Po të gjitha këto, nuk mjaftojnë. Nuk mjaftojnë, se dini pse? Sepse ky emri, Partia Socialiste ka një kuptim shumë të madh, ka një kuptim shumë të plotë. Partia Socialiste është interes kombëtar. Partia Socialiste është interes publik. Partia Socialiste është interes njerëzor dhe ne jemi Partia Socialiste dhe vetëm ne, askush tjetër, nuk ka se ku i shkon detyrës që prioritetin numër 1 për të çuar tek familjet, tek njerëzit frytet e gjithë këtij zhvillimi, të kemi pensionistët.

Kemi fillua të punojmë për rishikimin e pensioneve të gjithë gjyshërve e gjysheve të këtij vendi, duke filluar nga ata që jetojnë në Shqipëri, e në radhë të parë nga ata që marrin pension sot e gjithë ditën, akoma si pensioni social që e vumë ne, se e kishin zero, por nuk mund të vazhdojnë më me atë pension.

Sigurisht që kjo është një pjesë shumë e vështirë e ekuacionit financiar të këtij vendi ku ne të gjitha gropat që gjetëm dhe mbyllëm nga ata që tani po bëjnë grropë edhe ballkonin, ajo më e madhja që është sot e hapur, sot e gjithë ditën, është gropa e deficitit të skemës së pensioneve, për të gjithë  ata të moshuar që kanë dalë në pension para reformës sonë të mandatit të parë, sepse me reformën tonë të mandatit të parë, pensionisteve që kanë dalë më pas, u ka shkuar e u shkon një pension më i arsyeshëm. Por sado e vështirë të jetë, ne jo vetëm që nuk do t’i shmangemi kësaj sfide, por pikërisht pse është dhe kjo sfidë për tu fituar, ne do të marrim një mandat të katërt shembullor, me fuqinë e të cilit do të adresojmë çështjen e pensioneve.

Gjithashtu, kthesën e sapo nisur në luftën kundër korrupsionit nga drejtësia e re, të cilën e solli në jetë forca udhëheqëse e partisë Socialiste dhe e falënderoj Fatmirin, sepse ai mban shënime gjithmonë dhe bëri historinë me vite dhe me iniciativa, nuk ra nga qielli. As u gdhimë ne një ditë e thamë hajde ta fusim edhe këtë, por ka qenë një bindje që e kemi diskutuar me Fatmirin, me Gramozin e me të tjerë aty, me Pandin natyrisht që është gjithmonë aty, që ne na takon të mendojmë për kohën që ikën. Këta vrasin kohë, vrasin shpresat, vrasin mundësitë, ne duhet të mendojmë për kohën që ikën. E prandaj nuk rëndësi nëse jemi në opozitë, duhet në aspektin e reformave shtetbërëse të bëjmë oferta sepse ato reforma shtetbërëse kërkojnë kohë, nuk janë çështje e një mandati apo e një pale, kërkojnë kohë. Mirëpo me kë të flisje? Tha Fatmiri, “negociata me murin” dhe prandaj sot është për të vënë duart në kokë apo për të mbajtur barkun me dorë, zgjidhni e merrni ju që shikoni debate e që lexoni portale, sepse unë personalisht preferoj kur kam kohë për televizor, lajmet ndërkombëtare, ndeshjet e sportit, filma; që vihet në diskutim e nuk po flas për ata që ishin gjatë gjithë kohës e janë dhe sot e gjithë ditën pengesë e vendosur, por flas për njerëz që përpiqen të jenë seriozë e flasin çudira edhe për këtë projekt që folëm sot përsëri, sepse është në projekt themelor për Shqipërinë e 2030 dhe unë nuk dua t’i kushtoj sekonda atyre që thonë duan të vënë në kontroll SPAK, janë trembur nga SPAK, duan të sabotojnë SPAK, se këto janë broçkulla që ma ha mendja as në skeçet e estradave komuniste nuk do pranoheshin për humor se janë shumë të trasha, por atyre që në një farë mënyre e mendojnë seriozisht dhe thonë, po mirë, pse u kujtua Edi Rama, 11 vjet për të luftuar korrupsionin, c’punë ka Parlamenti me sistemin e drejtësisë, u them hapeni, përpiquni ta lexoni, është shumë i gjatë, shumë voluminoz raporti i skanimit të thelluar të Bashkimit Europian dhe aty janë faktet reale, janë faktet reale qoftë për sa është luftuar, qoftë për si është luftuar dhe qoftë për sa pjesë e rekomandimeve të Bashkimit Europian që ne duhet ti plotësojmë deri në 2030 nëse duam të bëhemi anëtarë, janë për sistemin e drejtësisë, e dini sa janë? Janë më shumë se sa gjysma. Atëherë, si mundet ne të mos marrim përsëri iniciativën, si mundet ne të mos krijojmë një kapacitet institucional që i mungon Shqipërisë dhe që i duhet pikërisht në këtë fazë, në parlament, një udhëkryq ku të gjitha rrugët e institucioneve bashkohen e ku të gjitha institucionet flasin, dëgjohen, ndërveprojnë koordinohen e Parlamenti i shqiptareve ua shpalos shqiptarëve. Ky është plani që duhet ta ndjekë çdo institucion.

Kush duhet t’ia thotë një pushteti të pavarur, apo një institucioni  në sistemin e drejtësisë, shiko se je mbrapa me procesin. Skuadra kombëtare e Shqipërisë që shkon në Bruksel ka një mori përfaqësuesish që vijnë nga të treja pushtetet. Ata janë ta pavarur këtu. Vetëm Parlamenti mund ta bëjë këtë gjë. Ndërkohë që unë di të them një gjë. Këtë di ta them me siguri./ZËRI

Poll

MOS HUMB