Politikë

Pak humor në Kongres! Rama "zgjedh pasardhësin" në PS: Helena, do jesh këtu ku jam unë! Majko qesh

Mes batutash, ai tha se ndoshta nuk do të jetë në këtë botë kur kjo të ndodhë, por u shpreh se Pandeli Majko, për të cilin tha se është i pavdekshmi i PS-së, do të jetë gjallë.

k.m.

Pak humor në Kongres! Rama "zgjedh pasardhësin" në PS:

TIRANË-Kreu i Partisë Socialiste nuk ka kursyer edhe batutat gjatë fjalimit të tij para socialistëve në Kongresin e sotëm. Rama komentoi fjalimin e parë në Kongres të anëtares së re të PS, Helenës, të cilën e cilësoi si një udhëheqëse e ardhshme e partisë. Mes batutash, ai tha se ndoshta nuk do të jetë në këtë botë kur kjo të ndodhë, por u shpreh se Pandeli Majko, për të cilin tha se është i pavdekshmi i PS-së, do të jetë gjallë. Më tej shtoi se Majko do kujtojë parashikimin e Ramës, pas disa vitesh "se kushedi se sa do ketë përcjellë në Sharrë apo Tufinë se është edhe mik me Lalin Erin dhe ia gjen varret aty ku do".

Edi Rama: Nëse ka dëshirë të merret me politikë nuk ka asnjë rrugë tjetër nga ata që kanë mësuar përmendësh fjalët, Shqipërinë, integrimin, solidaritetin, njerëzimin. Por merren vetëm me llafe. Ndërkohë që për të bërë betejë bashkë me ne, e për të ngjitur me tutje majat e reja. Parti që thonë fjalë tërheqëse sesi duhet të jetë Shqipëria dhe nëpërmjet lloj-lloj fjeraunësh hedhin lotë krokodili duke premtuar se do ua bëjnë detin kos gjen kudo. Por parti që bën punë të mira është vetëm një, PS! E dashur Helena, e ndoqa me vëmendje fjalën tënde dhe me thënë të drejtën u suprizova...se si hera e parë. Bëre vetëm një lapsus në gjithë atë fjalë ishte impresionuese. Unë bëj parashikime të rezultatit të zgjedhjeve dhe më dalin sepse i bëjmë se bashku me grupin që merret me anketimet. Por megjithëse nuk di të bëj parashikime me jetën e dikujt, po ia lejoj vetes një. Ti Helena një ditë më shumë gjasë do të jesh këtu ku jam unë, udhëheqëse e PS. Me këtë që të thashë sapo ta kam hapur një problem. Nga ky moment hyre e panjohur dhe kur të dalësh do të kesh shumë sy që nuk do të shohin me dashamirësi. Konsideroje si favor sepse kush nuk ka shumë kundërshtarë nuk ngjitet dot në majë. Do kem dëshmitarë Pandi Majkon kur të mos jem më, se është i vetmi i pavdekshëm kur të mos jem më këtu. Pandi do dëshmojë para gjeneratës X se e ka thënë dikur njëri nga ata, më duket Edi Rama. Se kushedi sa do ketë përcjellë në Sharrë apo Tufinë se është edhe mik me lali Erin dhe ia gjen varrin atje ku do./ZËRI

Poll

MOS HUMB